SHËNDET

Disa “ilaçe” natyrale për të luftuar alergjitë ushqimore

20:20 - 22.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushqime të ndryshme mund të shkaktojnë shfaqjen e reaksioneve të caktuara alergjike në organizëm. Simptomat mund të jenë nga më të ndryshmet si dhumbje stomaku, kruajtje, të vjella, gulçim, skuqje apo ënjtje të lëkurës. Ekzistojnë disa metoda natyrale që mund t’i përdorni për të kapërcyer alergjitë ushqimore.




Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka veti anti-histamine kështu që është e dobishme për të zvogëluar simptomat e alergjisë. Për ta konsumuar, përzieni 1 lugë çaji uthull të pastër molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe lëng limoni dhe e pini 2-3 herë në ditë.

Ushqimi probiotik

Për të kapërcyer problemet me stomakun, duhet të konsumohet ushqim probiotik i cili mban bakteret e mira të stomakut. Mund të konsumoni 1-2 filxhanë kos çdo ditë për të shmangur alergjitë ushqimore.

Limoni

Limoni është shumë i dobishëm për forcimin e sistemit imunitar. Ai largon toksinat nga trupi dhe mbron nga alergjitë. Përziejeni me mjaltë dhe një gotë ujë të ngrohtë.

Çaji jeshil

Konsumi i këtij çaji është i dobishëm për alergjitë ushqimore. Ka veti anti-oksiduese, anti-inflamatore dhe anti-histamine. Përziejeni me mjaltë dhe lëng limoni dhe pijeni 1-2 herë në ditë.

Hudhra

Hudhra ka veti anti-histamine. Është jashtëzakonisht e dobishme për zvogëlimin e alergjive. Rekomandohet të konsumoni 2-3 thelbinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.