SHËNDET

Ermand Mertenika: Kanceri i gjirit dhe rëndësia e mamografisë në jetën e gruas

18:00 - 24.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inxhinieri biomjekësor: Ekografia mund të realizohet në femrat që duhet të shmangin rrezatimin




Nga Voltiza Duro- Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë. Por sa të ndërgjegjësuara janë vajzat e gratë në vendin tonë për të kryer kontrollet periodike në funksion të një jetese të shëndetshme? Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika tregon mënyrat më të mira diagnostikuese të kancerit të gjirit. Ai më tej sqaron të gjitha simptomat që nuk mund të neglizhohen pasi mund të jenë një kambanë alarmi për shëndetin e gruas.

Cilat janë fazat nëpër të cilat kalon kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit (karcioma mamare) është kanceri që zhvillohet nga indet e gjirit. Shenjat e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një malformacion në gji, një ndryshim në formën e gjirit, zbehje të lëkurës etj. Kanceri metastatik i gjirit është kancer i përparuar i gjirit të emërtuar tumore dytësore, sekondarë deri ne fazën IV Termial. Metastaza e gjirit është një fazë e kancerit të gjirit ku qelizat e kancerit janë përhapur në vende të largëta përtej nyjave limfatike axillare.

Çfarë ndodh nëse diagnostikimi i sëmundjes kryhet herët?

Në rast se situata arrihet të diagnostikohet në fillim atëherë nuk ka shërim për kancerin e gjirit metastatik, por mund të trajtohet në mënyrë paliative (lehtësimit të simptomave dhe përmirësimin e kualitetit të jetës). Metastazat mund të ndodhin disa vjet pas kancerit primar të gjirit, megjithëse ndonjëherë diagnostikohet në të njëjtën kohë me kancerin primar të gjirit ose, rrallë, para se të diagnostikohet kanceri primar i gjirit. Qelizat metastatike të kancerit të gjirit shpesh ndryshojnë nga kanceri primar i gjirit paraardhës në vetitë e tilla si statusi i receptorit. Qelizat shpesh kanë zhvilluar rezistencë ndaj disa linjave të trajtimit të mëparshëm dhe kanë fituar veti të veçanta që i lejojnë ato të metastazohen në vendet e largëta. Kanceri metastatik i gjirit mund të kurohet, ndonjëherë për shumë vite, por nuk mund të shërohet. Metastazat e largëta janë shkaku i rreth 90% të vdekjeve për shkak të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit mund të metastazojë kudo në trup, por kryesisht metastazon në kockë, mushkëri, nyjat limfatike rajonale, mëlçinë dhe trurin, me vendin më të zakonshëm të kockave.

Si bëhet trajtimi i kancer it metastatik të gjirit?

Trajtimi i kancerit metastatik të gjirit varet nga vendndodhja e tumoreve metastatike dhe përfshin kirurgji, rrezatim, kimioterapi, terapi biologjike dhe hormonale. Simptomat e prodhuara nga kanceri metastatik i gjirit ndryshojnë nga vendndodhja e metastazave. Sëmundja metastatike në kockë shkakton dhimbje të forta, progresive dhe, më rrallë, frakturë patologjike, eritemë mbi kockën e prekur dhe ënjtje. Kanceri metastatik i gjirit në tru shkakton simptomat e mëposhtme: dhimbje koke e vazhdueshme, e përkeqësuar në mënyrë progresive, ndryshime vizuale, kriza, të përziera ose të vjella, marramendje, ndryshime të sjelljes dhe personalitetit dhe presion të rritur intrakranial. Sëmundja metastatike e mëlçisë shkakton verdhëz, rritje të enzimave të mëlçisë, dhimbje barku, humbje të oreksit, të përziera dhe të vjella. Kanceri metastatik i gjirit në mushkëri ose pleurë shkakton kollë kronike, dispne, rrezatim X jonormal të gjoksit dhe dhimbje gjoksi. Simptoma të tjera sistemike jo specifike të kancerit metastatik të gjirit përfshijnë lodhje, gjendje të keqe, humbje peshe dhe oreks të dobët. Ndonjëherë njerëzit me kancer metastatik të gjirit nuk kanë ndonjë ndryshim ose simptomë të dukshme.

Cilat janë kategoritë më të riskuara nga kjo patologji?

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh. Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: mosha e rrezikut rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja; fillimin e hershëm të menstruacioneve (femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri); Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve; mungesën e aktivitetit fizik; obesiteti; historia gjenetike AND e familjare; alkoli dhe duhani; kualiteti i jetës, ndotja natyrore dhe ushqimet jo bio. Gjithsesi, këto janë faktorë rreziku, të cilët ndikojnë, por sëmundjet tumorale e kanë zanafillën e tyre nga historia gjenetike.

Cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes?

Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë: një gjëndër në gji ose nën sqetull, por jo çdo gjëndër në gji është kancer; ënjtje e një pjese të gjirit; ndryshime të lëkurës së gjiritskuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit; skuqje, irritim apo trashje e lëkurës përreth gjirit; çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit; dhimbje në gji; fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë, disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryr je apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.

Çfarë është mamografia dhe si funksionon ajo?

Mamografia është pajisja mjekësore, e cila diagnostikon dhe kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallona, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohet të kenë filmat e ruajtur e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. Pajisja e mamografisë duhet të jetë në gjendje shumë të mirë teknike dhe jo shumë e vjetër pasi nëse pajisja është e vjetër, gjeneron sasi rrezatimi X më të madhe se niveli i lejuar. Pajisja e mamografisë duhet të jetë e re dhe e mirëmbajtur. Kontrolli duhet t’i bëhet vazhdimisht kësaj pajisje dhe, gjithashtu, mjeku duhet të jetë i trajnuar përpara përdorimit të saj. Mamografia përdor rrezatim të ulët të rrezeve X. Mamografia diagnostikon dhe identifikon në mënyrë të hershme lezionet apo tumoret primare të gjirit. Mamografia realizohet 2D ose 3D për të pasur një imazh të plotë të gjirit.

Kur mund të përdoret eko kontrollin e gjirit?

Eko është një diagnostikim tjetër me ultrasound, e cila rekomandohet në raste të veçanta, si p.sh. në rastin e një gjiri të dendur, në rastet që kanë dëmtime, të cilat nuk interpretohen qartë me anë të pajisjes së mamografisë, përdoret në raste kur kanë vendosur silicon, gjithashtu, dhe kur rekomandohet që diagnostikimi nuk duhet bërë me anë të rrezes XRay. Eko ndihmon mjekun të përcaktojë nëse ka ndonjë masë, e cila mund të jetë e mbushur me likid (cist) apo është një tumor solid. Ekografia, gjithashtu, ndihmon në përcaktimin e lokalizimit dhe madhësisë së tumorit. Përveç përdorimit për përcaktimin e anomalive të gjirit, ekografia mund të realizohet në femrat që duhet të shmangin rrezatimin, si: femrat më të vogla se 25 vjeç; gratë shtatzëna; nënat që ushqejnë me gji fëmijën; femrat me implante silikoni të gjirit.

A nevojitet një parapërgatitje për ekon e gjirit?

Për realizimin e ekos së gjirit nuk nevojitet ndonjë përgatitje e veçantë. Është e rëndësishme të shmangen pudra, locione ose produkte të tjera kozmetike për gjirin para ekzaminimit. Këto mund të ndikojnë në saktësinë e testit. Mjeku ekzaminues është i specializuar për të interpretuar imazhet e përftuara nga ekografia. Nëse mjeku zbulon ndonjë mase të dyshimtë atëherë do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme. Fillimisht mund të realizohet rezonanca magnetike e gjirit dhe më pas nëse është e nevojshme mund të realizohet biopsia. Për të evituar ndonjë përshkallëzim të ndonjë problemi të rëndë është e rekomanduar që kontrolli me Eko gjiri të realizohet çdo 6 muaj. Pajisja Eko duhet të jetë në gjendje të mirë teknike dhe funksionale. Mjeku ose imazhieri duhet të jetë i mirëtrajnuar për aplikimin e Ekos për të përcaktuar diagnozën e saktë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.