OPINION

A është Branko Merxhani plagjiaturist ?

22:50 - 25.05.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Replik me  një ish kandidati për deputet që bëri opozitarin ndaj Branko Merxhanit, drejtuesit të revistës më të famshme   “Përpjekja Shqiptare”




Nuk e bëra  drejpërdrejt këtë replik rreth  dy javë para zgjedhjeve të 25  prillit    duke u rezervuar të mos ndikoja sadopak për të keq  kundrejt ish kandidatit, që e bëri këtë akuzë,  i cili po vazhdonte edhe fushatën  elektorale për të konkuruar.

Zakonisht, në prag të zgjedhjeve kandidatët për deputetë kur marrin pjesë në debate televizive dhe përmendin dikë me emër duke e kontestuar, këtë gjë e bëjnë për kundërshtarët e tyre politike. Disa javë më parë ,  kandidat i PD-së për deputet në Qarkun e Durrësit. Agim Baçi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku u debatua për temën “Kush janë intelektualët”, çuditërisht, në vend që të ironizonte ndonjë kundërshtar politik të tij- kandidat për deputet dhe ish-ministër i njohur si njeri me diploma të blera dhe afera korruptive, gjeti rast dhe  sulmoi si  plagjiator  intelektualin Branko Merxhanin. Kur drejtuesi i emisionit z.Blendi Fevziu e përmendi Branko Merxhanin si shembull të intelektualit të madh, z. Baçi tha se Merxhani  kishte bërë plagjiaturë  . Tezën e z. Baçi e mbështeti  pa asnjë mëdyshje edhe i ftuari tjetër, Ergys Mërtiri.

Si botues dhe  studiues, por me sa kam mundur edhe si promovues i veprës së Merxhanit dhe dhjetëra intelektual të tjerë të ndaluar nga regjimi komunistë    u  habita dhe  indinjova nga këto që dëgjova, por megjithatë prita që të dëgjoja ndonjë argument për plagjiaturën e Merxhanit. Nuk pati asnjë të tillë.

Kur një njeri që pretendon se është studiues, si z. Baçi e quan një intelektual si Merxhani si plagjiator, për këtë gjë duhet të bëjë së paku një studim që ta vërtetojë tezën e tij dhe jo thjesht me një fjalë  . Deri më sot z. Baçi nuk ka botuar ndonjë studim të tillë. Këtë detyrim ai e ka edhe në të ardhmen, sepse megjithëse është intelektual pa libra ai është pedagog i jashtëm në Departamentin e Gazetari-Komunikimit në Universitetin Publik të Tiranës.

Fjalët që tha kundër Merxhanit për mendimin tim  janë një kosto që rëndon, dashur pa dashur, edhe mbi partinë që e  kandidoi atë për deputet, Partinë Demokratike.Këto janë thënë publikisht dhe realisht dhe  i prishin punë opozitës  ku  alternativa e saj qeverisëse  do merrte një hije me qëndrime të tilla të pa përgjegjëshme. Këtë e them se Partia Demokratike e ka prioritet  në programin e saj mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mendore  shqiptare, ku bën pjesë edhe mendimi shqiptar sidomo ai që ndaloi regjimi komunist  ; dhe  një prej të   shquarëve është edhe   Branko Merxhani. Madje mund të thuhet se goditja që z. Baçi i bëri Merxhanit është një provokim     edhe   para  intelektualëve njohës  të Merxhanit që sot janë rritur shumë në numër. Dikur Merxhanin e sulmonte pa mëshirë propapaganda e regjimit komunist si ideolog reaksionar. Merxhanin e vërtetë në fillim të viteve nëntëdhjetë e njihnin disa njerëz mbi 70 vjeç mes tyre dhe intelektual që kishin lexuar veprën e tij para vitit 1944. Sot vepra e Merxhanit është botuar e plotë, studiohet në disa nivele shkollore deri në universitet.

Kur z. Baçi e quan Merxhanin plagjiator me lehtësinësinë më të madhe , me këtë ai tregon se mund të mos e dij mirë kuptimin e fjalës “plagjiator”, ose e bën nga dashakeqësia.    Gëkalpi është   një nga autorët  turq që Branko Merxhani e ka për zemër ,e ka  shfrytëzuar,  e  përmend shume  dhe  e citon vazhdimisht  në  shumësinë e shkrimeve të tij nëpërmjet të cilëve ka shprehur idetë  në kohën që ishte në Shqipëri.. Por Gëkalpi nuk është një nga autorët  e vetëm që Merxhani  përmend shpesh. Ata që Merxhani i përmend më shpesh gjatë gjithë veprës së tij janë të tjerë autorë, perëndimorë. Edhe këta Merxhani i citon dhe iu referohet njëlloj si Gëkalpit. Çuditërisht z. Baçi e akuzon Merxhanin për plagjiaturë  .

Ironia është se nëse dikush duhet të akuzohet si plagjiator, sipas kritereve të z. Baçi atëherë ky është vetë z. Baci i cili është autor i librit “Letër Dylqinjës” dhe mund të thuhet, sipas logjikës së tij, se i ka bërë plagjiaturë Servantesit.

Duke dashur t’i shkojmë deri në plotëri rrugëtimit merxhanian, përveç interpretimit të qëndrimit të tij për rrymat më mbizotëruese të kohës, do të qe e vlefshme të analizoheshin edhe sistemet, autorët apo mentarët e veçantë që e ndihmuan mendimtarin në krijimin e doktrinës së tij. “Duke pasur parasysh fakti se edhe sistemet e mendimit kanë historinë e vet, dhe se ato mund të vjetrohen e të tejkalohen, mbetet një çështje e hapur nëse (dhe në ç’masë) “neo-shqiptarizma” e viteve ’20-’30 mund të shërbejë si model për shqiptarët sot. Sidoqoftë, për diçka mund të jemi të sigurt, për faktin se “neo-shqiptarizma” e Merxhanit nuk ishte një sistem plotësisht autentik i mendimit, por në një masë të madhe e huazuar nga ideologjia e “turkizmit” e mendimtarit turk, Zija Gëkalp (1876-1924)”,   shkruan studiuesi Enis Sulstarova në një trajtim të tij të gjatë mbi paralelizmat midis teorisë së këtyre mendimtarëve.

Përpara Merxhanit, Gëkalpi konceptoi një sistem ideor për të orientuar e udhëzuar komb-ndërtimin turk dhe modernizimin e shoqërisë turke, një sistem i cili do të kishte ndikim te politikat e ndjekura nga Ataturku. Të njëjtën ambicie duket se ushqente edhe Merxhani: për ta bërë neo-shqiptarizmën udhërrëfyese intelektuale për Mbretin Zog dhe rininë shqiptare. Gjithashtu, Merxhani në shtypin shqiptar argumentonte se disa prej reformave të Ataturkut mund të zbatoheshin edhe në Shqipëri. Ai i njihte mjaft mirë shkrimet e  Gëkalpit, të paktën aq sa për të ndikuar në krijimin e një ideologjie sintetike nacionaliste shqiptare. Atëherë     Merxhani e përmend Gëkalpin në shkrimet e tij, e quan me respekt mentar të kombit dhe të rinisë turke, apo një ndër poetët e shpirtit kombëtar turk.  Dhe si na bëhet e ditur dy herë, më 1930 dhe më 1934, ai u premton lexuesve se së shpejti do të botonte një studim të gjatë mbi jetën dhe idetë e këtij turku idealist të madh, por me sa duket ky studim për arsye të kompleksitetit të jetës së tij nuk u realizua dot. Për t’i qëndruar besnike së vërtetës, të gjitha këto karakteristika dhe përshatje  që Merxhani i bëri filozofisë së Gëkalpit, mund të qëndrojnë. Vetëm se po kaq e vërtetë dhe e padiskutueshme është edhe bindja e patundur që Merxhani kishte ndaj Qemalizmës dhe përshtatja që ai i bëri këtij sistemi, si frymë, si erë historike, si ideal nacionalist. Ndaj, nëse ka ekzistuar një huazim thelbësor dhe i rëndësishëm në mendimin e tij, ai duhet te gjendet sidomos në pikëpamjen e tij për Qemalizmën. Për të arritur deri këtu, le të bëjmë një parantezë të shkurtër, për një tjetër mendimtar turk po kaq të famshëm, si Aga Oglu Ahmed, për të cilin Merxhani ka bërë disa artikuj përmbledhës të mendimit. “Këto ditë këndova këtë libër të bukur të publicistit të njohur turk. U shkrua në 1919-29 në Maltë, ku auktori jetoi disa muaj bashkë me disa nacionalistë turq të tjerë si i internuar. Asi kohe Stambolli dhe shumë vise të tjera të Turqisë ishin të zaptuara prej ushtërivet mundëse të Ententës. Gjenerali engles Harington, Komandant i Përgjithëshmë i Ushtërivet Aliate në Orient, e quajti të nevojëshme, për sigurimin e fuqivet aliate, të largojë të gjithë Kryetarët e lëvizjes nacionaliste turke në nisinë e largme dhe të pa-rezikëshme të Maltës. Po atje nacionalistët turq nuk mbetën me duar-lidhur. Hysein Xhahidi atje filloi të shkruajë librat e tij, të cilat më pastaj formuan koleksionin e math të “Bibliotekës së Djalit t’im”. Zia Gjok Alp-i në atë kohë të syrgjynllëkut mundi t’i regullojë më mirë dorëshkrimet e tij. Edhe kjo libër e Aga Oglu Ahmed-it u shkrua në një dhomë të errët të burgut engles në Maltë” .

Analiza që ai i bën teorisë së këtij mendimtari tregon se ata mund të mos përputhen në mjaft ide dhe parime, por përgjithësisht ai i vlerëson përfundimet e tij në një këndvështrim tjetër, kur thotë se sipas “Aga Oglu Ahmed-it, për popujt e Orientit dhe të Asisë nuk ka tjetër shpëtim përveç se të pranojmë Qytetërimin Evropjan ashtu siç është: En block…Kjo temë për Turqinë e sotme e humbi, ndofta, vlerën e saj të mëparëshme, sqaron Merxhani, për faktin se kryengritja e Mustafa Qemalit po realizon tani transformimet e mëdha, të cilat dhjetë vjet më parë dukeshin si ëndrra të bukura dhe përalla fantastike, bile edhe për Europaistët Turq më fanatikë dhe më optimistë. Po jemi vallë edhe ne në këtë pozitë? A mund të themi vallë edhe ne po këtë gjë? – Nuk më duket. Ne jemi akoma shumë larg nga të tilla idera. As që e kemi filluar akoma   mirë periodën t’onë reformonjëse…”

Duket qartë se edhe në qëndrimin që mban ndaj Qemalizmës, autori këshillon parimin e tij të famshëm të njohjes, studimit dhe pastaj formimit. Ndaj, do të qe interesante të shpjegonim më në thellësi se ç’ishte në thelb Qemalizma dhe si konceptohej ajo nga mendimtarët e viteve 30-të. “Nuk është puna që t’a marim si model. Po na duhet era e tij…”, perifrazonte Merxhani dhe shtonte. “Turqia e Re në këtë rrugë të re po ka hedhur çape gjiganteske. Aga Oglu Ahmed-i nuk është i vetmi që mendon kështu. E gjithë shoqëria turke po marshon në këto drejtime. Ç’përfundim vallë do të sjellin tentativat e zbatimit total dhe të pandryshuar të qytetërimit evropjan që ajo po adopton? – Nuk më pëlqejnë profetitë. Më pëlqen puna”.   Ky është qëndrimi i prerë që ai mban ndaj kësaj teme

Për çfarë është plagjiator Merxhani lind pyetja ? Në  ciliën  vepër të tij është kostatuar kjo plagjiaturë ?  A ka ai një vepër të mirfillt shkencore apo studimore , që të ketë autorësinë e tij e që dikush të shpreh pretendimin për plagjiaturë..Merxhani ka një projekt  kulturor ,letrar dhe social  i cili në thelb  kishte si qëllim rilindjen kulturore të Shqipërisë.Ai  siç shprehet edhe vet erdhi në Shqipëri për të ndihmuar popullin shqiptarë  me këtë  projekt  në mëndje  dhe ideja kryesore  e këtij projekti ishte sintezë  e ideve të disa ideatoreve të tjerë të medhenj, prej të cilëve ishte frymëzuar.Sipas kriticistëvë çfarë të bënte Merxhani në formulat e Neoshqiptarizmës të citonte të gjithë filozofet,sociologët dhe mendimtarët që e kishin ndihmuar për të  formuar këto ide ? Po a ishte e mundur praktikisht? Me siguri që do na dilte një studim me  dy a tre  vëllime që nuk do kishin   prakticitetin e një programi për të cilin Shqipëria kishte nevoja të ngutshme për tu zbatuar.Drejtuesi i revistës  më prestigjize të kohës  “Përpjekja Shqiptare” ,një revistë kulturore, shoqërore, ekonomike, letrare etj,që i dha tonin jetës mendore të viteve 30-të të shek të kaluar,   ka” bashkëpunuar” ngusht   për projektin e tij edhe shumë mendimtarë gjenial por sidomos   me  Gëkalpin i cili ishte një idhëtar i kombit kulturor  të shkollës gjermane   . Vërtet që të dy  me ngjashmëri  të madhë  me njeri tjetrin si Gëkalpi dhe Merxhani u  ndikuan nga  idetë e sociologjisë  të   Durkeim-it dhe nga  filozofia e Bergson-it,  kur  arritën që të krijonin lëvizje kulturore kombëtare .Natyrisht se njohja me thellësi e sistemit të Gëkalpit dhe e sukseseve të arritura nga Ataturku, e kanë bindur Merxhanin se një sistem i ngjashëm mund të zbatohej edhe në Shqipëri. Duke u mbështetur tek argumentet e Gëkalpit  dhe mendimtarëve të tjerë turq , Merxhani  ndiente se po ecte në një rrugë të shkelur dhe të sigurt, paçka se nuk duhej përmendur emri i mentorit, ndoshta jo  për të mos dëmtuar autencitetin e neo-shqiptarizmës, por   për faktin e rëndësishëm se në kohën e tij ai idet e tij i prezantoi në shkrimet e  revistës” Përpjakja Shqiptare’ dhe jo në një studim të mirfilltë që do ta kishte më të lehtë pë referimin.

Si mund të thuhet pa argumentuar për drejtuesin e revistës më të famshme shqiptare “Përpjekja Shqiptare” e cila së bashku me “Hyllin e Dritës”  shkëlqyen  me rreze të ndritshme iluminizmi në vitet 30-të shekullit të kaluar në botën shqiptare ?!Për çfarë bëhet kjo ,për mod ?!

Përsëri duke iu kthyer studiuesit Sulstarova i cili ka qënë nga të rrallët që ka lëvizur në këtë drejtim në studimin e tij  që mua më duket korekt pavarsisht këndvështrimit të tij në të cilin është shprehur se” se disa prej shkrimeve të Branko Merxhani,  janë veçse  riprodhime të artikujve të Gëkalpit ,por të përshtature  ndaj realitetit shqiptar të kohës”.Megjithatë ky interpretim meriton një studim më vete.

Por  Gëte thotë  diku se “në  ato që do lexoni nga unë në   shumicëm   më të madhe  prej   tyre u përkasin të tjerëve”. Asnjë ide nuk është e kulluar ashtu  siku ka rënë nga qielli. Idetë qarkullojnë në histori dhe në një realitet  të percaktuar sipas parimit të enëvë komunikuese. Por ato nuk kane asnjëher orgjinalitet të kulluar. Ne këtë kuptim Merxhani  krijoi një projekt,   risia e të cilit qëndron në orgjinalitetin madhështorë  që ai     përshtati  idetë e  tij ,të cilat ishin të përkryera jo vetëm për realitetin shqiptarë të viteve 30-të  , por ato japin dritë të qartë edhe për problemet e sotme të realitetit shqiptar ,të cilat sot ja vlen të debatohen.Sejcili që dëshiron të zbuloj rrënjët  e përshtatjeve  ose rikrijimit të këtyre ideve do jepte një kontribut ta bënte, si në aspektin shkencor, ashtu   edhe  aspektin   promovues të Branko Merxhanit ,i cili ka nevoj për këtë, sepse ai hynë në kategorinë e njerëzve  të ndaluar ,të mallkuar dhe të dënuar nga regjimi komunist.Por kjo ka një rrugë të qartë  dhe të ndershme  për tu bërë.Vetëm duke bërë   studime ose tema të  përcaktuara studimore dhe jo duke thënë një fjal atje një fjalë këtu , sa nga  një ekran në  tjetrin pa mbajtur përgjegjësi për ato që thua, ose duke marrë penën vetëm për të rrëzuar  çdo figurë që është bërë diçka e rëndomt tek ne sot   .Të gjithë ne që  kemi patur ndjeshmërinë  e botimit dhe promovimit të vlerave të këtyre intelektualëvë përfshirë   këtu edhe Branko Merxhanin  ,  kryesisht të ndaluar nga regjimi komunist  , të cilët regjimi  i kishte bërë karikatura profilet e tyre, jemi udhëhequr vetëm nga dashamirësia dhe nga interesi publik ,që kjo lloj literatute të hynte në kontakt me brezin tonë. Dhe kjo nuk ka qënë fare  një punë e lehtë për tu bërë në Shqipërinë e pa vëmëndshme të tranzicionit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.