Kryesore

Regjistrohen 13 viktima dhe 53 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

20:01 - 27.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia e Veriut  ka regjistruar 13 viktima me COVID-19 dhe 53 raste të reja në 24 orët e fundit.




Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë i referohet testimit të 2.691 mostrave që flet për trendin në ulje të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave krahasuar me periudhës e muajit prill, kur numri i vdekjeve shkonte edhe mbi 50.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus janë diagnostikuar mbi 155 mijë persona dhe prej tyre 5.369 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është ulur në 2.499 persona.

Pas uljes së ndjeshme të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve, Komisioni i Sëmundjeve Infektive të pritet të dalë me rekomandimin për lehtësira të reja sa i përket masave kufizuese. Pritet të hiqet vendimi për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme si dhe të shkurtohet ndalimi i lëvizjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.