OPINION

Nocturne me Gëzim Kamen…!

12:17 - 29.05.21 Përparim KABO
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nocturn është një vepër arti që merret veçanërisht me mbrëmjen apo natën, ndërsa rasti në fjalë është disi ndryshe. Imagjinoni natën duke lexuar për jetën dhe veprën e Gëzim Kames dhe në orët e vona të pas mesantës pasi e lija librin kushtuar këtij personaliteti të teatrit dhe edukimin universitar me teatrin dhe në veçanti me regjinë, nisja dhe i shkruaja mendimet e mia dhe vlerësimin gjithë po aq dhe ia dërgoja atij. Kështu mesnatë pas mesnate ndërtuam një dialog. Gjithçka lindi një ditë me këtë mesazh që profesor Gëzim Kame më dërgoi: “Mirëmëngjes Përparim. Uroj të jeni mirë. Këto ditë është botuar monografia ime nxitur nga “Teatri Kombëtar” me autor kritikun e njohur Josif Papagjoni dhe me parathënie nga aktori i shquar Viktor Zhusti. Do të kisha dëshirë t’ju dhuroja një kopje në shënje mirënjohje dhe vlerësimi. Më thoni një vend ku mund t’ja u lë. Përzëmërsisht. Gëzim Kame. Me një herë iu përgjigja zotit Kame. Mirëmëngjes dhe urime. E lexova njoftimin në faqen e Facebook-ut të Josifit dhe lash edhe një shënim për dy vënie skenike nga më mbreslënëset, “Stinë e Mërzitshme në Olimp” dhe “Kthimi Damës Plakë” të cilat shpalosin regji tejet moderne. Në rregull mund ta lësh tek Librari” Albania” në Rr Sami Frasheri, mjafton ti thoni qe eshte per mua. Urime, dua të besoj që është nxjerr thelbi logjik që tipizon regjinë tuaj si shkolle regjizure.” Më tej nisi leximi dhe vijnë shënimet e para.
“Jashte bie shi…i ndjej pikat që lëshojnë tingull të qetë, po lexoj librin për jetën tuaj. Sapo mbrita në faqen ku përmbyllet biseda e autorit me nënën tuaj. Më bën përshtypje një fakt. Unë, thotë nëna juaj, lexoja çdo pjesë që ai do vinte në skenë dhe e shihja kur e vinte. Eh kjo për mua është një simbiozë e mrekullueshme.Fëmijëria juaj, teatri i krijuar në bodrumin e shtëpisë në Berat, skenografia, rekuizita biletat por? Mungon repertori. Çfarë vihej në atë skenë sepse atje ishin nebulozat e së ardhmes. Kjo mbetet disi e mjegullt…veç ëndrra nisi atje dhe mëma juaj e ushqeu atë. Jashtë bie shi por ne jemi bashkë,ti në faqet e librit unë në imagjinatën e cila përpiqet si në një algoritëm të arsyetojë mbi mitiken. E dhëna e parë është figura e nënës që ju bekoi me art. Jashte bie shi. Nata është e qetë, leximi do vijojë dhe do iu shkruaj serish. “Dua lirinë Klea”. Këto fjalë të Ezopit kanë qenë marshi që shpengoi atë dëshirë. Bota e shendruar përtej realitetit prozaik të përditshmërisë, kënaqësia për tu veshur bukur janë elemente rituali që nuk mund të anashkalohen nga unë si antropolog. Gjykoj se është shënja e kujdesit tuaj për kostumografinë. Jashtë bie shi dëgjoj muzikën e pikave mbi tendën e ballkonit dhe një heshtje të thelle si e strukur dhe gjysmë e qullur. Ka kaluar mesnata.” Të nesërmen në mëngjes më erdhi përgjigjia e Gëzimit.
Faleminderit shumë i dashur Përparim! Përshtypjet e tua veçanerisht më bëjnë të ndihem i nderuar !
“Sonte të lexova me Beethoven duke dëgjuar sonatën e Hënës. Ja një moment reflektimi ku mbete peng. Kujtim Spahivogli përball Gëzim Kames. Pedagogu dhe student, përvoja dhe ëndrra. Ai heshti fjalët po udhëtonin së brendëshmi. Mes teje dhe atij, mes një Gëzimi dhe nje Kujtimi. ishte nje etyd, një inskenim. Profesori të kishte caktuar të luanit rolin e një spiuni. Çfarë pa ai tek ty që e habiti aq pozitivisht? Mendoj zbërthimin karakterial të njeriut spiun. Filozofi Heidegger mëtonte se brenda nesh është “seini” jashtë është “daiseni” pra ajo që shfaqet porse gjendjen ose qenien e përcakton seini, atje ku je i shlidhur, je i padukshëm, je ti dhe vetja jote. Ana e jashtëme e ka brenda atë që nuk duket që nuk e njohim, aq më shumë te “qënia-spiun”.Ti Gëzim në gjykimin tim ke ditur ta sjellësh (gjithçka që nuk dukej) me gjestet, me zërin, me sjelljen, me frymën me tiket, me heshtjen, me zhbërjen. Ndoshta unë imagjinoj.Tani që po t’shkruaj jam duke dëgjuar disa minueta të Beethovenit. Trokasin tingujt si flokët e dëborës së butë. Më pëlqen fakti që Gëzimi artist u bë mes dy grave nënës së tij dhe gruas së jetës, mes qiellores dhe tokësores. Të dyja ta njohën herët dhimbjen e ëndrrës pasionin e saj të vrullshëm, dallgët që nxitonin të përplaseshin në brigjet skenike; ndaj ta ushqyen dhe bekuan me dashuri me fjalën ec, me heshtjen me ndarjen e shqetësimeve. Kur lexova për humbjen e vajzës suaj u trondita. E keqshijoj atë gjendje, çfarë fataliteti.Nuk e di përse nuk e ke shkruar këtë dramë. Më preku shumë babai zonjës tuaj. Kulti njeri dhe besimi si shprehje, më tej shkusi i stisur me emrin Jani dhe bashkëshortja juaj Antoneta me origjinë nga krahina me emrin e çuditshëm, fjalën e bukur ‘dita e mire’. Ajo tashmë ka provuar se i bëri të mira të gjitha ditët dhe netët e tua Gëzim. Bashkë me minueten qe luhet në piano, dëshiroj që fal imagjinatës të jem në korridorin e atij hotelit të vjetër në Tiranë ku vrapon djali yt i vogël. Një artist i ardhshëm nis hapat e para të jetës në një hotel.I ati një artist i varfër “pasurohet” duke shtuar jetën.Sikur të kishte rrëfenja më pak fjalë dhe më shumë analizë dhe studim! Eh më duket se po kërkoj shumë.Bota vështrohet me sy, shikohet edhe me syze madje edhe pertej syzeve si ne foton e ballinës së librit; me atë shikimin mendimtar që duket sikur thotë : E di tashmë fare qart ku nisi rruga ime por ende se di se ku mund të mbyllet shtegu I fatit tim që ndër vite u bë udhë. Më duhet të them se “Spahiu i Vogël” krijoi “Gëzimin e Madh” sepse ai me bindje i tha studentit të tij Gëzim Kame: “Kjo është ëndrra, ky je ti, mos u ndal ecë ta takosh, udhëtimi është skena ajo do të jetë e jotja!” “Je i mrekullueshëm më përgjigjet Gëzimi! Lexim dhe analizë super artistike, shto këtu edhe sfondin beethovian Faleminderit miku i mirë.”
Mbreme vijova me dramën e Kujtim Sphavoglit “Një shok i klasës sonë”…. Më erdhi në mendje pelegrinazhi i publikut drejt “Institutit të Lartë të Arteve.” Një lloj devijimi nga Teatri Kombëtar në një tjetër sallë. Çfarë po ndodhte?…drama tronditi shoqërinë por pse? Në gjykimin tim sepse dashuria njerëzore u vu në qendër të dramës shoqërore. Pra i pari është njeriu…si dashuri me ndjenja, me erotic, me trup dhe jo me ideale parime dhe me në qendër partinë. Kujtim Spahivogli guxoi, tronditi dhe ajo dramë iu bë ndoshta shkaku i parë për përndjekjen sepse ai i la dy të rinjt në mesrrugen e dilemës. Si mbyllej ajo me tekstin: “Edhe ti mos kalo me poshte dritares sime …dhe ti mos e mbaj me hapur driten e dhomës. Këto fjalë ishin përmbysëse për moralin e kohës. Kemi të bëjmë me një dashuri të thyer apo me një aventurë?…kjo e dyta nuk pranohej. Rinia socialiste ishte e “shëndetëshme” si edhe e donte dhe e dukonte Partia. Rinia e Kujtim Spahivoglit ishte njerëzore me mish me trup me epsh me afsh trupor. Një lirizëm i tille ishte sfidues ndaj sistemit. Pyetja pezull mbetet, çfarë lloj dashurie krijojmë atë lloj shoqërie kemi?!…Leximi vazhdon
I dashur Perparim! Fakti që ti i kthehesh leximit të monografisë për jetën dhe punën time kaq thellësisht më emocionon dhe me nderon shumë! Analiza që ti i bënë dramës “Një shok i klasës sonë ” është e thellë dhe shumë dimensionale. Është në fakt ajo që i mungon studimeve të veprave skenike në tërësi . Faleminderit mikuim! Gëzim Kame
Miku im i mirë Gëzim. Jeta juaj është antropologji arti. Ajri i artit është frymëzim qiellor për shpirtëra të zgjedhur. Pjesa tjetër e shoqërisë që qëndron larg artit thith ajrin e rrugës, analiza e asaj drame donte thellësi dhe filozofi bazuar në postulatin; “njeriu dhe dashuria” sa e vjeter dhe e re eshte kjo gjëndje?!
Mirembrema miku im Gëzim.Po i rikthehem bisedave tona…qe u ndalen per shkak te nje ngarkese studimore që e kisha nisur prej kohësh dhe më duhej ta përmbyllja.Tani do merem fund e krye me librin tend, ose më sakt librin për jetën dhe punën tënde.Është mesnatë. Sapo mbylla leximin dhe komentin për komedinë “Shi në Plazh” shkruajtur më 1984-n nga shkrimtari dhe dramaturgu Teodor Laço.Në gjykimin tim është një nga komeditë më të bukura edhe si tekst edhe si vënie, edhe si lojë aktoriale por mbi të gjitha si kumte. Veçse ato që lexoj në libër si psh se: “Çomja është njeriu i kohës dhe shpreh mendësinë e saj të re”…janë formulime të tejkaluara dhe forma komunikimi për kohën e realizmit socialist. Analiza në diakroni jep mundësinë që gjykimi kritik të ndërtohet në hapsirat e një kulture ndryshe si edhe parimet e analizës duhet të jenë në përputhje me parimet e lirisë. E shkuara e gjykuar me të shkuarën është shumë shumë kujtesë. Edhe komenti i zotit Premçi, “se është komedi karakteresh” prandaj është e bukur; nuk thotë gjithëçka duhet. Pse a ka komedi pa karaktere komik? Edhe nëse rrethanat situatat apo gjendjet,befasitë apo kontrastet alogjike krijojnë të qeshurën apo komiken, të gjitha lidhen me njeriun, me karakteret. Çështë komedia në vetvete? Komedia është argëtim i përbërë nga shaka që synojnë të bëjnë një audiencë të qeshë. Për grekët e lashtë dhe romakët një komedi ishte një shfaqje skenike me një fund të lumtur. Në Mesjetë, termi u zgjerua për të përfshirë poezi narrative me përfundime të lumtura dhe me një tonalitet më të lehtë. Po cili është funskioni i komedisë? Qëllimi i komedisë është të fitojmë mbi rrethanat e pakëndshme dhe rezulton në përfundim të lumtur. Komdia argëtonë audiencën. Bazuar në kontekstin dhe burimin e humorit, komedia kategorizohet në 3 lloje: si farsë, burleskë dhe satirë. Për Aristotelin, komedia përfaqëson qeniet njerëzore të tillë “më keq se sa ata janë”, por ai vëren se personazhet komik nuk janë domosdoshmërisht të këqij, thjesht janë qesharakë dhe të bëjnë për të qeshur. Cilat janë karakteristikat e komedisë moderne? Komedia është një lojë artificiale dhe funksioni i saj kryesor është të përqendrojë vëmendjen në atë që e mundon shoqërinë. Komedia është kritike, ndaj fatkeqësisë shoqërore e cila lidhet me marrëzinë dhe veset. Në një komedi nuk ka përbuzje apo zemërim. Ajo është gjithashtu medium që përcjell këdëshëm mendimin “se e qeshura e një komedie është jopersonale, është e sjellshme dhe shumë afër një buzëqeshjeje që e ndihmon njeriun ta shohi pa ndroje vetveten. Mua me trondit grotesku që krijon regjia jote Gëzim….një grotesk që ngrihet gradualisht me futjen e të gjithe tipave njerëzor dhe vizatimin e tyre si të tillë pa çka se ata mes tyre hiqen seriozë madje tejet seriozë. E përbashkëta e tyre është se gjithësecili ka mëndjen e vet dhe huqet e veta por e gjykon njeriun dhe realitetin me një sinqeritet apo naivitet që me shume se dukje eshte siguria e mburjes. Shiu bie në plazh për të na treguar se ky komunitet është i gatshëm në çdo ditë dhe në çdo orë të saj të japi shfaqje duke vendosur se çfarë duhet bërë me jetën e tjetrit, se si duhet të mendojë ai dhe si duhet të sillet ai apo ajo…Një shoqëri ku vëndin e parë në sjellje dhe qëdrim, në marrdhënie dhe vlerësim e zë dukja morale; dhe ku fati i njeriut dhe i dashurise së tij varet nga opinion, pra nga të tjerët dhe jo nga vet individi, ky tjetërsim e sjell të gjithë ambientin në një realitet provincialistë. Unë habitem sot Gëzim, si ta kanë lënë ta vësh në skenë. Gjithçka është një tallje për realitetin ku jetonim. Ishte kaq e dhimbshme se si ne jetonim në një shoqëri ku të gjithë merreshin me jetën e të gjithëve, ndaj them se prej regjisë tënde ndërtohet një gjendje prej komedie groteske. Çfarë është në vetvete komedia groteske? Termi humor grostesk është përcaktuar lirshëm si diçka komike dhe bazuar në një apo disa karaktere ku kombinohen ngjarje që janë të dhimbshme për t’u parë dhe qesharake në të njëjtën kohë në përjetim, të çuditshme, anormale, të panatyrshme por jetësore.Kjo të bën të qeshësh ose të buzëqeshësh, por ndihesh i shqetësuar për këtë realitet. Profesori që nuk ishte martuar kurrë jepte receta se si duhej të dashuronte dhe martohej i nipi.
I dashur miku im, thellesia si i analizon fenomenet artistike , është e një shkalle sipërore. Ndjehem i nderuar me gjykimit tënd mbi veprën skenike dhe të falenderoj pamasë .Me respekt Gëzim Kame.
Ju keni ndërtuar art, çka do të thotë jo thjesht transmetim idesh por biseda të thella ndjesore. Fatkeqësisht analizat artistike te ne përcjellin tregimin e pjesës. Kjo qasje thoshte Oscar Wild nuk eshte kritik. Kritika nënvizonte ai e rikrijon “sui generis” pjesen krejt ndryshe duke sjellë ndjesinë personale të kritikut”.Nëse arti yt i para 1990 ende gjykohet me mendësine dhe “langazhin” e asaj perjudhe, apo më keq akoma me referenca kritike të asaj kohe, kjo qasje nuk mundet ta zbërtheje dhe ta thotë atë që dje nuk ta lejonte censura ideologjike. Arti i asaj kohe merr kuptim dhe vlera kur ne sfondin kur ka ndodhur të shtyn të gjykosh nga largësia kohore me një estetik ndryshe.Keshtu i bëhet anatomia patologjike asaj perjudhe fal të vërtetave artistike. Flm mik.
Nata është e tillë që me muzik Brams sonata nr 1…lexoj për dramën “Maria October” ose “Kush e vrau Kastijin? Një dramë psikologjike shumë e goditur dhe tronditëse. Edhe kur e kam parë në atë kohë më ka pëlqyer për ankthin, tensionin dhe dramacitetin e thellë. Nuk mund të pranoj ato që janë thënë si psh: “Vetëgjygjësia e përligjur, venia në vend të së drejtës çlirimtare apo të gjakut të derdhur. Për mua mushti antropologjik i saj është një kurth logjik i filozofisë egzistencialiste ndërsa në aspektin artistik është ndërtuar si një drame e dinjitetin njerëzor. Njeriu është përball vetes dhe duhet të tregojë nesë silueta e tij e jashtëme është po ajo brendëshmja. Kjo eshte një çështje thelbësore e njeriut në të gjitha kohërat. Nuk kemi të bëjmë këtu me marjen e hakut të shokut të rënë si edhe komentonte realizmi socialist. Në atë dramë ju regjizori Gëzim Kame vini nën akuzë jo njeriun për ndërgjegjen e tij dh eke skenuar “mbajtjen e peshës të së vertetës. Që nga nata e aluçinacioneve të Macbethit kjo (s)provë e krimit të kryer dhe të fshehur, është në shumë drama e tragjedi një nyje ankthi. bjerrje e ndergjegjes. Ështe më shumë se emocionale, çfare thotë ai që vritet në pabesi nga miku apo kolegu nga bashkëudhëtari apo njeriu i të njëjtit ideal? …në çastet kur jep shpirt, në rastin konktet Castij. Ndoshta, unë po vdes por bashkë me mua mjerisht edhe e vërteta kjo është tragjedia ime jo thjesht vdekja. Pas shpine njeriu vret. Kush do e zbulojë këtë pabesi?. A ka të vërteta që vriten dhe varrosen apo kjo nuk mund të ndodhi? Ju këtë zbuloni, ky është edhe kumti thelbësor i vënies tuaj skenike dhe jo çfarë shkruhet; “Maria October mori revolen dhe e goditi. Ndëshkimi i të keqes u mbyll. Unë ju sygjeroj ta vini sërish në skenë do jetë një gjë intersante. Mund të shtosh elementë psikoanalitikë.Biseda e Kastijit të vdekur me secilin prej tyre si aluçinacion ose kthimi një shpirti për rigjykim. Të faleminderit Gëzim Kame!
Analiza nga ana e juaj është thellësishtë profesionale. Është befasuese për autorin e veprës skenike. Depërtimi dhe zbulimi i nënkoshiencës së veprës dhe i asaj çfarë ka nënvizuar regjia. Çka më shkruan është modeli i një analize ku dhe mëson më shumë! Të falenderoj për sygjerimet .! Është pikërisht ai mendim që ndihmon dhe zhvillon më tej horizontin e regjisë. Kjo na mungon. Të përqafoj Gëzim Kame.
Mik i mirë Gëzim përcolla edhe një herë kujtimin dhe emocionin e “Mësuesit të Letërsisë dhe “Shkallët” dy drama pragviteve 90-të. Ka një rastësi të bukur për mësuesin e letërësisë sepse sot është edhe datëlindja e artistes Luiza Xhuvanit të cilën e urova. I mbaj mend ato pjesë. Ishin shpërthime për dinjitetin e njeriut i cili nga njeriu i grupit, i shoqërise klasore, i rreshtimit ideologjik e moral, duhej të paraqitej edhe si njeriu i mëvetshëm që mendon me kokën e tij, që e thotë atë që mendon dhe nuk ka frikë ta mbrojë atë. Ky njeri quhet individi ose institucioni bazë i demokracisë. Ky është zbulimi që autori dhe ti se regjizor bëtë asaj kohe. Ndoshta jo kaq të qartë teorikisht por tejet të ndjeshëm për këtë nevojë. Ne regjimet totalitare njeriu është një nulitet dhe për të mendon autoriteti, për të flet autoriteti, për të vendos autoriteti. Njeriu zero, nuliteti social thjeshtë përcjell me komandë të gjithë këtë ritual. Arti yt veçanerisht tek drama “Shkallët” është gjygji historik jo thjesht i rregjimit por nje vetçlirim i njerëzve për të menduar e folur më në fund si njerëz dhe jo si burma të sistemit. Ata nuk intersoheshin më për sistemin politik, janë personazhe që shqetësohen por fatin dhe dinjitetin njerëzor. Ata po dilnin nga koha e gjatë e zhgënjimit ku kishin besuar si të verbër. Kjo është një gjëndje psikologjike i një vetgjykimi të brendshëm. Të faleminderit Gëzim, leximi vazhdon!
Mirëmbrëma mik. Mund t’Ju shkruaja dhe dje ose nesër por unë zgjodha t’Ju shkruaj sonte fiks më 29 mars 2021. Në këtë nocturne do të flasim për dramën” Vizita e Damës plakë”. Pse sonte, pse pikërisht në këtë datë? …sepse fiks 30 vite më parë më 29 mars 1991 ti e vure në skenë.Një ngjarje e bukur teatrore. Një shfaqje ndryshe. Nje teatrim skenik ku pjesa, loja dhe idetë sillnin gjithçka ndryshe. Kishin kaluar vite nga shfaqia Arturo Ui e regjizorit Pirro Mani dhe ai stil teatri dukej pothuaj si i fikur. Por ja ju mik Gezim Kame sollët “Vizitën e Damës Plakë” po në atë stil ndërtimi karakterrsh, kjo sjellje dhe arkitekturë skenike edhe për faktin sepse autori Durrenmatt po në ate hulli si Breht zbulon me artin e tij shfaqiet dramatike në teatrin epic. Ështe tejet interesante tek autori sajesa e një “qyteti pa atdhe” diku në qendër të Europës, si për të thënë se kjo ndodh në Europë dhe ai quhet Guellen Gjetja dramatike është brilante. Njerëzit e qytetit në fillim të shfaqjes janë në stacionin e trenit dhe gjykojnë rënien e vlerave të qytetit duke llogaritur se sa trena ndalojnë atje. Autori e kupton fatin tragjik të kësaj shoqërie që do zhbëhet nga paraja, qysh në 1956-n. Ai pralajmëron se si njeriu nga homoeticus do shëndrohej në homoeconomicus. A mjaftojnë mjetet tragjike për të dalë nga tragjeditë, apo ato mund të shihen edhe si përpjekje komike të njerëzimit për të shpëtuar njeriun kapur në grackë? Njerëzimi është shpesh tragjik në gjëndjen njerëzore por jo i pazoti ta perqeshi tragjikomizmin e vet. Tregu do e shendronte njeriun në objekt tregu. Ky kapërxim e deformoi njëriun në një qënie të zhbërë e cila është gati të bëjë gjithçka të ndyrë dhe jo humane. Ai për para është gati të dhunojë, të përdhunojë, të poshtërojë, të të braktisi duke të hedhur në rrugë si një leckë, të mendojë se qënia tjetër njerëzore, ajo jashtë tij është asgjë. Atë që do të thoshte më vonë filozofia e paratha arti, e paralajmëroi për realitetin tonë njerëzor “Kthimi i Damës Plakë”. Më pëlqen Gëzim që autori dramës, personazhin tipik të tregut e quan Ill që në anglisht do të thotë i sëmurë. Besoj nuk është zgjedhur rastësisht. Është shumë interesante që Clair që do të thotë qartësi quhet personazhi tjetër e cila ikën nga qyteti si prostitutë dhe rikthehet si damë. Ajo e shpie Ill-in po në ato vënde kur dikur ata kishin bërë bashkë dashuri. Atje ku ajo kishte provuar dallgët e trupit, valët e shpirtit dhe tallazet e epshit, të gëzimit, të krijimit të një qënie të re jetësore. Pra kur paraja shpërfill edhe këto ndjenja e gjitha kjo gjëndje dëshpërimi do të thotë zhbërje. Kështu njeriu humbet ekuilibrat e brendëshme. Në pjesën që ju vutë në skeë 30 vite të shkuara, i respektuari Gezim Kame, sollet pas po thuaj 20 vitesh ne Teater Edi Luarasin. Claire ishte trajtuar nga opinioni i atij qyteti si një e përdalë.Ajo u përbuzë dhe u poshtërua. Atëherë kur ajo hyri në këtë jetë llumi si e braktisur nuk e mendoi se një ditë do të mundëte ta luante edhe ajo kete lojë.Para doni ju? Ai eshte pushteti?…atëherë kthehem unë dhe ju mposhtë po me ato mjete dhe ju jeni po ata. Dikur ju e vratë avenirin tim, sot ju po vrisni Ill-in. Illi e pranon gjykimin e tij . Institucionet çfarë thonë.? Repertori që hiqet si mjek thotë: Illi vdiq nga ataku në zemër. Kryetari Bashkisë thotë, ai vdiq nga gëzimi.Ky është kulmi.Cinizmi do që të bëj humor.Reporteri deklaron: “Jeta shkruan historitë më të bukura.” .Duart e qytetit e mbyten Ill-in në emër të moralit? Unë besoj se jo.Turma në gjykimin tim, luan një rol të pavetëdijes sepse ajo jeton sipas stinës së pushtetit të parave. Në planin individual, raporti Claire-Ill merë zgjidhje, ndërsa në planin social dhe të rrugës ku hyri shoqëria njerëzore zgjidhje nuk ka. Tregu do vijojë të prodhojë kalbësira sociale. Do ketë viktima dhe komedi të zeza mbi zhbërjen e njeriut, sepse tregu e mëson njeriun që të ndezi drita që llamburisin mbi kufomat e një shoqërie, e nxit atë që moralen ta zëvendësojë me utilitaren.Durrenmatt vdiq më 14 dhjetor 1990.Ju artisti ynë i skenimit teatror Gezim Kame e vutë pjesën e tij vetëm 3 muaj më vonë edhe kjo sjellje është një ngjarje me vlera. Pas 30 viteve drama është sot edhe më e freskët në ide dhe më e hidhur për fatet e vrara.Poshterimi dhe shpagimi është tashmë një patollogji universale…Ju flm Gëzim Kame
I dashur mik Përparim, analiza juaj është e jashtëzakonëshme.Ju më ringjallët të gjitha shqetësimet dhe mëllefin e grumbulluar që i shkarkova në këtë vepër me bindjen se po paralajmëroja ç’na pret ! Faleminderit që ka njerez si ju sot, që tregojnë me arsyetim dhe artkritik se puna jonë nuk ka ikur dëm! Faleminderit!
Unë ju falenderoj Juve regjizori ynë i shquar Gëzim Kame!.Koinçidenca e 30 vjetorit të shfaqjes është si një porosi qiellore….Fundi Nocturinit të parë,…vijon !





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.