BLUETOOTH

Sot finalja e “Kënga Magjike”/ Fitorja ndahet mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit

13:26 - 29.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar këto 21 vitem “Kënga Magjike” nuk erdhi në fund të nëntorit. Producenti dhe moderatori, Ardit Gjebrea ka menduar që këtë vit ta sjellë edhe më herët festivalin e mirënjohur.  Të dielën e kaluar u mbyll prezantimi i të gjitha këngëve pjesëmarrëse me artistët e fundit “Big” dhe “Neë Artist”.Për vite me radhë, festivali i “Këngës Magjike” është organizuar në Pallatin e Kongreseve, por këtë vit pandemia solli disa ndryshime. “Pandemia fiku dritat e botës”,- tha producenti Ardit Gjebrea sapo hapi mbrëmjen e djeshme të festivalit, duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan. “Pas 22-vitesh, sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur, sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”,- u shpreh ai. Që mbrëmjen e të mërkurës, kanë nisur netët e gjysmën finale, me një finale që do të përmbyllet mbrëmjen e sotme.




Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit, emra të mëdhenj të muzikës shqiptare sollët këngët e tyre që menjëherë u shndërruan në hit. Sipas klikimeve dhe pëlqimeve mes kolegëve kënga pretendente për të fituar këtë vit është “Version im” nga Soni Malaj. Këngëtarja i rikthehet kompeticioneve muzikore me një prodhim të Three Dots. Duket se pas ndarjes nga i fejuari i saj, Soni u afrua sërish me Flor Mumajesin dhe djemtë e Three Dots. Në intervista ajo u shpreh se pas ndarjes ata kanë vijuar të jenë miq të mirë. Nga ana tjetër edhe vetë Flor Mumajesi merr pjesë këtë vit në Kënga Magjike. Ai së bashku me Klajdi Harunin vijnë me produksionin “E para”. Deri më tani edhe kjo këngë është pëlqyer si nga publiku, ashtu edhe nga kolegët, që kujtojmë shumë prej tyre kanëkaluar të paktën një herë në jetë nga studio e Florit për një këngë. Duket se këtë vit fitorja do të ndahet mes ish-çiftit që kujtojmë, vite më parë konkuruan së bashku dhe arritën të rrëmbenin vendin e dytë më këngën “Fluturimi 3470”. Mbetet për t’u parë sesi do vlerësohet edhe Alban Ramosaj, që këtë vit konkuron me “Thikat e mia”. Këngë është pëlqyer dhe shpërndarë pafund nga rrjetet sociale, duke u klasifikuar si një nga më të mirat e këtij edicioni. Për të parë se kush do të triumfojë këtë edicion kaq special, do të na duhet të presim mbrëmjen e sotme.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.