Kosova

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, shënohen 19 raste të reja

15:38 - 01.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk raportuan asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2 në 24 orët e fundit. Ndërsa bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 19 raste të reja.




Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

“Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, raportoi ministria e shëndetësisë.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.