AKTUALITET

Njeh flamujt “në majë të gishtave”, globin dhe monedhat, ja kush është 11-vjeçari super inteligjent  

22:01 - 01.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suada Daçi – Ku ka fëmijë të lumtur ka gjithmonë festë…! Më pëlqen shumë ta citoj këtë shprehje, sepse sot të gjithë duhet të jenë të lumtur dhe për ta çdo ditë të jetë festë.




Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershori është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre dhe në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festive.

E tillë ishte konceptuar dhe dita sot… Mirëpo, teksa mirëprisja ashtu si çdo ditë në punën e përditshme nxënësit, duke iu uruar 1-Qershorin, Dario Gora ishte nga të parët nxënës që erdhi sot. Fjalë pak, por punë shumë, Dario çdo ditë të befason me gjëra të reja, pasi mund të them që është nga ata nxënësit krejt të veçantë. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe sot.

Është vetëm 11-vjeç dhe ka një talent shumë të madh ndaj gjeografisë, edhe pse ende nuk ka filluar ta mësojë këtë lëndë në shkollë, pasi është vetëm në klasën e pestë. Mund t’iu bëjë përshtypje, por është e vërtetë! Ai njeh në majë të gishtave globin dhe monedhat.

Dario studion në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, por dijet lidhur me gjeografinë i ka mësuar jashtë orarit mësimor, në kohën e lirë. Madje, kur e pyet Darion, befasoshesh nga përgjigjet e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Dario ka treguar se si i ka zbuluar dhe si nisi ky pasion i tij.

Kur isha në moshë të vogël, para se të nisja klasën e parë, babai im më thoshte disa shtete kryesore dhe unë ia gjeja kryeqytetet e tyre. Por më vonë kur u rrita, para se të futesha në klasë të dytë, më lindi kureshtja që të mësoja kryeqytete të tjera. Kështu për këtë arsye mami im më bleu një hartë që kishte çdo të dhënë për shtetet, flamujt e tyre, ku ndodheshin në hartë, jepeshin dhe kryeqytetet me legjenda. Kështu që unë pak nga pak i mësoja çdo natë kur kisha kohë të lirë”, u shpreh 11-vjeçari, i cili është nga ata nxënësit ekselentë.

Kurioziteti më shtyu ta pyes Darion, pasi i ka mësuar kryeqytet, a i pëlqen të studiojë për këto vende: “Më pelqen, po! Dua të mësoj gjithçka rreth këtyre, gjërat e veçanta që ata kanë.” Një laps dhe fletë, kaq i mjafton Darios të të zgjidhë një ushtrim matematike, të shpalosë talentin në gjuhë, apo të të tregojë se pse Dielli është i palëvizshëm…

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.