Kryesore

Vlonjati rrëfen vështirësitë e martesës mbi 20-vjeçare: Gruaja e djali më qëlluan me thikë e më futën në burg

15:04 - 01.06.21 gsh

13 vite pa parë fëmijët dhe i kërcënuar me jetë për të mos u kthyer në shtëpi. Kjo është historia e 57-vjeçarit nga Vlora, Ferdinant Cani, i cili ishte pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku tregoi historinë e jetës së tij dhe bëri një apel drejtuar fëmijëve, të cilët ka vite pa i parë.

I përndjekur, arrestuar e dënuar pa faj, por edhe paragjykuar, ai u braktis nga e shoqja për 11 vite dhe vetëm një vit më parë u divorcua edhe ligjërisht nga një martesë më shumë se 2 dekada, që kurrë nuk pati dashuri.

Nga ky divorc 57-vjeçari nuk përfitoi asgjë, përkundrazi kur shkoi në shtëpinë e tij u përball me një të panjohur, që e kërcënoi me jetë. Çfarë ka ndodhur mes 57-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij? Pse fëmijët refuzojnë të kenë raport me të atin?

Rrëfimi:

Evis Ahmeti: Si e keni njohur bashkëshorten?

Në vitin 1990 më kanë arrestuar dhe më kanë quajtur agjent serb. Më bënë hetuesi 3 ditë. Isha në lidhje me një vajzë që ishte mësuese. Ajo u zu me një tjetër aty për mua dhe si përfundim u lidha me të. Ajo nuk më dashuronte por ishte e futur qëllimisht të lidhej me mua.

Evis Ahmeti: Si ishte jeta juaj?

Ajo tha që ishte shtatzënë dhe ne u martuam. Qëndruam 18 vite bashkë. Ajo genjeu se djali lindi pas një viti. Kishte shumë gjëra që tek ajo s’më pëlqenin. Vinte nga një divorc. Është manipuluese. Ka falsifikuar dhe diplomën për të punuar si mësuese. Ka bashkëpunuar edhe me policinë për të më arrestuar dhe burgosur. Jam dënuar 8 muaj. Më kanë torturuar në burg. Qëndrova 8 muaj në burg, ku nuk u lava, sepse aty në burg ishin kundër meje.

Evis Ahmeti: Pse u dënove?

Isha me kunatin. I thashë që motra më tradhton, sepse gjeta tjetrin në shtëpi. Po pija verë më kunatin. Ai iku, pastaj iku dhe kjo. Mendova të bëja një divorc normal. Kur kjo nuk e di ku kishte marrë një pistoletë mbase në polici dhe vjen duke bërtitur. Pas kësaj më arrestojnë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Pas burgut mua zonja dhe djali më qëlluan me thika, i kam në trup shenja. Ata të burgut më kërkuan të bëja një telefonatë me gruan që të bëja paqe. Por unë refuzova. E mbajta në pëllëmbë të dorës, pse ajo duhet të më fuste në burg. Djalit tim të madh i thoshin që në burg unë bëja rolin e femrës dhe ai më gjykonte. Dhe djali kishte lidhje me dashnorin e të ëmës. Ata kanë marrë 4 kredi në emrin tim duke falsifikuar firmën time.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.