Kryesore

Nuk ndezin dashurinë e vjetër/ Shenjat e Zodiakut, krenaria e të cilëve është shpesh më e madhe se dashuria

19:30 - 03.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Rekomandimet dhe këshillat e zodiakut nuk duhet të merren patjetër seriozisht, dhe për të gjitha pakënaqësitë, këshillohuni me dijetarin që e keni më afër




Nëse dëshironi të pajtoheni me ish-partnerin tuaj, ndërsa ai ka lindur në një nga pesë shenjat e mëposhtme të Zodiakut – ne kemi lajm të keq për ju.

Pra, disa njerëz thjesht kanë arsye kaq të forta dhe karakter të fortë që do të dëmtoheshin emocionalisht nëse do të gjunjëzoheshin dhe ktheheshin te dashuritë e tyre të mëparshme.

Këto janë pesë shenjat e Zodiakut që kurrë nuk “ngrohin një ushqim të ftohur”:

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Dashi mund të jetë pak i ashpër në një lidhje-ndarje.

Kur një Dash dashurohet, ai është i përfshirë tërësisht tek ty, por sapo futeni në konflikt me një Dash, ata shndërrohen në një Ares, perëndia greke e luftës. Thënë kjo, vjen një moment ku Dashi nuk është vetëm kokëfortë, por thjesht injoron dhe nuk i intereson më. Nëse i humbni njëherë, i humbisni përgjithnjë.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Nuk ka shumë rëndësi pse jeni ndarë me një Luan. Ajo që ka rëndësi është se, sido që të jetë ju me siguri e keni lënduar egon e tyre.

Një nga sekretet më të mëdha të zodiakut është se Luanët e ashpër dhe të patrembur në dukje, mund të jenë edhe shumë të ndjeshëm. Nëse e tradhton besimin e tyre, nuk mund të bësh asgjë për t’i kthyer në favorin tënd.

Virgjëresha (23 gusht – 23 shtator)

Një Virgjëreshë që ju thotë “kaq ishte” është pak a shumë një vendim i Gjykatës së Lartë.

Nuk ka rëndësi se çfarë çoi në prishjen e lidhjes suaj – ajo që ka rëndësi është që, në mendjen e një Virgjëreshe, të ndjekësh një marrëdhënie me një ish është e palogjikshme. Dhe do të ishte edhe më e palogjikshme të ktheheshit tek njëri-tjetri dhe të përpiqeni ta bënit lidhjen të funksionojë.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Një Akrep jo vetëm që nuk do të kthehet me një ish, por do të fajësojë edhe veten për ndarjen. Nuk është se njerëzit e kësaj shenje nuk do t’i njohin gabimet tuaja – ju patjetër do të dëgjoni për to. Por ata do të zemërohen me veten e tyre gjithashtu, sepse nuk arritën ta shihnin në kohë se diçka nuk po shkonte.

Këto shenja mund të jenë pak të ashpra gjatë ndarjeve, por kjo ndodh vetëm sepse po përpiqen të mbrojnë zemrat e tyre. Nëse ndaheni ndonjëherë me një Akrep, dijeni se përfundoi aty. Lamtumirë!

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Një Bricjap nuk ka kohë dhe energji për të humbur tek një person të cilit ia dha njëherë mundësinë. Si një shenjë Toke, Bricjapi nuk ka vend për paqëndrueshmëri. Nëse një ish përpiqet të hyjë në jetën e tij ose fillon të luajë lojëra – rezultati s’do e çojë askund.

* Nëse nuk je asnjë nga shenjat e mësipërme, bëj kujdes: Ti ke tendencë të kthehesh tek ish-i.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.