Kosova

Albin Kurti kërkesë Dendias-it: Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës

17:15 - 04.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.




Kurti i kërkoi Dendiasit që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë Dendias nuk i është përgjigjur Kurtit për kërkesën, por tha se e mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave dhe se do të përkrahë Kosovën në rrugën europiane.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.