Kosova

Pas Kurtit, edhe Vjosa Osmani i bën kërkesë Dendiasit: Greqia të njohë Kosovën

18:38 - 04.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një linjë me Kurtin i ka kërkuar ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias njohjen e pavarësisë.




Osmani thotë se njohja e Kosovës nga Greqia do i thellonte marrëdhëniet bilaterale mes vendeve.Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të përfshihet në mekanizmat euro-atlantikë të siguris si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik.Dendias nga ana tjetër e siguroi Osmanin që Greqia do e mbështesë Kosovën për rrugën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias,  i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë.

Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.