Kryesore

Brenda vitit, salla të reja operacioni:Manastirliu inspekton fillimin e punimeve në spitalin e Shkodrës

11:32 - 05.06.21 gsh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin bllokut operator.



“Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë”, tha Manastirliu.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti u shpreh se me këtë investim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne, sipas standardeve bashkëkohore.

Kirurgu Gëzim Galiqi tha se ky është një investim i shumëpritur për spitalin e Shkodrës, i cili po bëhet realitet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës së saj në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është ndalur edhe me mjekët dhe infermierët e shërbimit të urgjencës dhe të repartit Infektiv të këtij Spitali, i cili ka shërbyer deri para pak kohësh si pavion COVID.

“Dua t’iu falenderoj për gatishmërinë dhe për të gjithë punën që keni bërë për përballimin e pandemisë, për trajtimin e rasteve të dyshuara, të infektuara por edhe post-covid. Edhe pse, ashtu sikurse Spitali I Durrësit dhe Elbasanit, nuk jeni tashmë pavion COVID, edhe në këtë spital do të vijojnë të trajtohen rastet post-covid dhe sigurisht do të jemi në gatishmëri maksimale për çdo situatë. Gjej rastin që t’iu falenderoj pra edhe njëherë për gjithë punën, angazhimin tuaj, profesionalizmin, përgjatë kësaj periudhe të vështirë. Por sfida të reja na presin. Sepse, siç e dimë pandemia ende nuk ka përfunduar. Impakti i pandemisë do të ndihet gjatë në sektorin shëndetësor. Kështu që duhet të vijojmë të harmonizojmë shërbimet dhe gjithashtu edhe të mbështesim ekipet tona mjekësore kudo në vend, në të gjithë nivelet, për të garantuar shërbime më të mira për qytetarët”, tha Manastirliu.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.