Kryesore

E ofendoi për format trupore, Xhesika Polo ka një mesazh për ndjekësen: Injoranca nuk ka brirë

14:12 - 07.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhesika Polo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor.




Mirëpo, nuk mungojnë dhe kritikat apo mesazh fyese ndaj këngëtares. Së fundmi, ajo ka publikuar në ‘’Instagram’’ disa foto nga plazhi, ku një ndjekëse e fyen për format e saj trupore. “Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat”, shkruan personi në fjalë.

Menjëherë, Xhesika ka reaguar me anë të një postimi në ‘Instastory’, duke ju dhënë një mësim gjithë të tjerëve që mund të ofendojnë e të bëjnë komente të tilla.

“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”, shkruan Xhesika Polo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.