Kryesore

Princ Harry dhe Meghan Markle prindër për herë të dytë! Vjen në jetë Lili

11:52 - 07.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lili, në nder Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshë Diana.




“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Lili lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara. Të dyja nëna dhe fëmija janë shëndosh dhe mirë, dhe janë zhvendosur në shtëpi.

Emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana. Ky është fëmija i dytë për çiftin, i cili gjithashtu ka një djalë dy vjeçar me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Duka dhe Dukesha ju falënderojnë për urimet dhe lutjet tuaja të ngrohta ndërsa ata shijojeni këtë kohë të veçantë si familje “.- thuhet në njoftimin për shtyp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.