Kryesore

Pritet dyndje turistësh. Merkaj tregon planin e Policisë Kufitare: 3 vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë kufizim

18:17 - 07.06.21 gsh

Krahasuar me një vit më parë, për periudhën Janar-Maj është rritur me 45% numri i personave që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike.



Duke qenë se Shqipëria tashmë konsiderohet një vend Covid Free, të gjitha pikat e kalimit kufitar janë të hapura dhe në to mund të hyjë çdokush me mjet identifikimi, pa pasur nevojë për tampon, një arsye domethënëse që turistët të shijojnë magjinë e bregdetit shqiptar dhe qytetet e ndryshme turistike.

Në një intervistë për News24, drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj, tha se policia ka marrë të gjitha masat për të menaxhuar këtë situatë.Ëndrrat që shqiptarët të shkojnë me pushime jashtë vendit duken ende utopi, pasi pa tampon ata mund te udhëtojnë vetëm në 3 vende fqinje.

Pavarësisht hapjes së pikës së kalimit kufitar të Qafë-Botës, numri i qytetarëve që udhëtojnë drejt shtetit helen vijon të jetë i kufizuar. Lejohen vetëm ata që kanë leje-qëndrimi apo pasaportë greke ose janë punëtorë sezonalë. Në të gjitha rastet duhet tamponi negativ i bërë brenda 72 orëve.

Drejt Italisë mund të udhëtojnë persona që kanë urgjenca mjekësore apo lidhje të ngushta familjare me rezidentë në Itali.

Turqia është gjithashtu një nga vendet drejt të cilit mund të udhëtosh me përgjigjen e tamponit për situatën Covid të 72 orëve të fundit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.