Kryesore

Shitet në ankand kopja e njohur e Xhokondës “Mona Lisa Hekking”

17:30 - 07.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhokonda së shpejti në ankand?




Christie’s do të shesë në internet “Mona Lisa Hekking”, kopje e njohur e shekullit XVIIqë pronari i saj, Raymond Hekking, e kishte mbrojtur si autentike në vitet 1960.

Kjo pikturë zuri faqet e para të e gazetave dhe radiove deri në SHBA, pasi ishte blerë nga një tregtar antikuaresh në rajonin e Nicës (Franca e Jugut) nga ky koleksionist i pasionuar, kujtoi shtëpia e ankandeve.Vepra është vlerësuar rreth 200 000-300 000 euro. Shitja do të zhvillohet nga 11 deri më 18 qershor në qendrën e ankandeve Christie’s.Raymond Hekking, i pasionuar për artin, e mbrojti autenticitetin e kësaj tabloje tek historianët e artit dhe media deri në vitet 1960.

Ai vuri në dyshim atë pikturë të ruajtur në Louvre dhe kërkoi nga muzeu të provonte se Leonard de Vinci ishte me të vërtetë autori i kësaj pikture.I fiksuar me idenë se ai kishte kryeveprën e Leonardos, ai mendoi se nuk ishte Mona Lisa e vërtetë që ishte kthyer në Louvre në 1914, tre vjet pas grabitjes së Mona Lisa në 1911, nga italiani Vincenzo Perugia, por që në vend të saj kishte vendosur një kopje.

Pas vdekjes së Raymond Hekking në 1977, piktura kishte mbetur në familjen e tij.Për Pierre Etienne, drejtori ndërkombëtar i departamentit të pikturave antike të Christie, ajo është ilustrimi perfekt i magjepsjes që Xhokonda ka pasur gjithmonë dhe po ushtron gjithnjë e më shumë.

“Mona Lisa” hyri në koleksionet e Francois 1 menjëherë pas vitit 1517.

Disa kopje u bënë më pas në fillim të shekullit të XVII duke përfshirë atë të fituar nga Raymond Hekking.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.