Me kalimin e viteve, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur shëndetit të zemrës. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, por gjithçka nis nga ushqimi i shëndetshëm që konsumoni. Ajo çfarë duhet të bëni është të përfshini në dietën tuaj perimet me gjethe jeshile.
Një studim i ri ka treguar se konsumi i perimeve të gjelbërta çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 12-26 përqind. Kjo përfshin zvogëlimin e problemeve të tilla si sëmundja arteriale periferike, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dështimi i zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se nëse konsumojmë 1 filxhan perime me gjethe jeshile në ditë, nuk duhet të shqetësoheni për marrjen e suplementeve të nitratit për përfitime shtesë. Për më tepër, këto ushqime rregullojnë shëndetin e zorrëve, forcojnë sistemin imunitar si dhe ngadalësojnë shenjat e plakjes.