Kryesore

Perla e Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria rrëzohet në Çeki

22:35 - 08.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është mundur 3-1 në miqësoren me Çekinë e luajtur në Pragë. Perla e Cikalleshit që barazoi shifrat përkohësisht në 1-1 nuk vlejti për të marrë një rezultat pozitiv kundrejt një kundërshtari të fortë që pas pak ditësh do të luajë në “Euro” 2020.




Në një ndeshje ku Edi Reja pati paralajmëruar se do të bënin diçka ndryshe në sulm, çaloi edhe mbrojtja, sepse pësuam 3 gola. Skuadra shfaqi limite në fazën e organizimit të lojës, pasi vazhdon të vuajë në 20 metrat e fundit.

Edhe goli i Cikalleshit në minutën e 42-të erdhi nga një distancë prej afro 30 metrash. Krahët furnizuan me pikatore dyshen sulmuese, ndërkohë që u desh ndërhyrja e Selmanit në të paktën tri raste për të evituar një goleadë. Reja, që për fatin e keq e rrëzuan sërish sot në fushë pas një përplasjeje (e dyta radhazi pas Uellsit) duhet të mendojë me qetësi se çfarë i mungon skuadrës dhe duhet të përmirësojë ekuilibrat në ekip. Kujtojmë që Cikalleshi arriti me golin e sotëm (11) Salihin dhe Rrakllin, ndërkohë që ka luajtur 40 ndeshje me fanellën kuqezi.

 

FT: ÇEKI-SHQIPËRI 3-1

Shik 18′, Masopus 68′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.