Kryesore

Alban Skënderaj tregon punën e parë: Shisja çokollata për të ndihmuar prindërit

10:14 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Alban Skënderaj i ftuar në emisionionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, është përballur me shumë pyetje kurioze nga fëmijët.




I pyetur se cila është puna e parë që ai ka bërë, Albani shprehet se kur ka qenë fëmijë ka shitur çokollata për të ndihmuar prindërit.

Pjesë nga intervista:

Alban Skënderaj: Puna mund të fillojë edhe kur jeni të vegjël dhe kur isha unë i vogël, nuk isha kështu si juve me fustane të bukura dhe kështu, neve kishim të tjera situate dhe kushte. Unë mbaj mend që punën e parë që kam bërë, kam shitur çokollata. Dilja dhe i shisja duke ndihmuar edhe prindërit.

Alketa Vejsiu: Ku i shisje këto çokollata t’i Alban, në Vlorë, në Lushnjë, në Itali, ku?

Alban Skënderaj: Gjithandej sa ka qenë në Shqipëri, edhe nëpër Shqipëri. Mbaj mend diku në vitet ’90-’91-’92 ishte një kauz i madh ekonomik për të gjithë ne dhe mbaj mend që shumë fëmijë të lagjes atëhere, ishte një gjë shumë normale, dikush shiste cigare, dikush, dikush çokollata, dikush diçka tjetër. Unë e mbaj mend që atëhere isha aktiv dhe më pëlqente të isha pjesë, të kontribuoja në familje.

Alketa Vejsiu: Kur më the që shisja çokollata kur u takuam para pak ditësh dhe po ndërtonim intervistën, më the dhe një fjali shumë të bukur: Alketa pse çuditësh, të gjithë shqiptarët kanë shitur fiq!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.