Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Tepelenë/ Në kërkim për kalim klandestinësh

17:00 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tepelenës ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, R. Ç., i cili më herët ishte shpallur në kërkim prej tyre.




Dyshohet se shtetasi në fjalë, ka ndihmuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt parave, për të kaluar kufirin.Ai ka bashkëpunuar me shtetasit P. M. dhe K. R., në furgonin e të cilëve u gjetën plot 26 emigrantë të paligjshëm.

Sakaq, Policia e Tepelenës ka proceduar penalisht 33-vjeçarin S. B., banues në Shkodrën, pasi ai akuzohet për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 14.03.2021, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që drejtonte ky shtetas udhëtonte si pasagjer shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç.

Shtetasi R. Ç. iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, për procedura të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.