Kryesore

Komuniteti LGBTQI kërkon heqjen e fjalës “nënë”, Jul Deda reagon i revoltuar

15:40 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit ka nisur një diskutim i zjarrtë pasi komuniteti LGBTQI kërkon që  termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”. Komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”.




Diçka e tillë ka nisur të diskutohet edhe në Shqipëri, por shumë personazhe nuk janë dakord që të bëhen të tilla ndryshime. Julian Deda ka reaguar së fundmi i revoltuar në lidhje me këtë debat. Ai shprehet se fjala nënë nuk zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër dhe këtë nuk mund ta bëjë askush. Aktori shton se kjo tentativë për të bërë të tilla ndryshime ka si qëllim shkatërrimin e konceptit të familjes, si nga ana ligjore, por edhe morale.

 

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Julian Deda në një postim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.