Kryesore

Më në fund! Ledri dhe Majk publikojnë projektin e ri muzikor dhe sapo na njohën me një ndër hitet e verës

18:10 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shumë kohësh pritje, më në fund Ledri Vula dhe Majk sollën bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Marr”. Kënga është shumë ritmike dhe padyshim që shumë shpejt do të kthehet në një hit veror.




Kujtojmë se dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.

Para disa ditësh fansat e dyshes, që mezi po e presin publikimine plotë të këtij bashkëpunimi, publikuan para kohe një pjesë të shkurtër të tij. Në rrjete sociale qarkullon një video, e cila është bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës. Ledri dhe Majk shihen duke kënduar pranë njëri-tjetrit me të njëjtat veshje që publikuan dhe foto në Instagram. Kënga e tyre dëgjohet në sfond.

Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”.

Kujtojmë se më 22 qershor të vitit të kaluar Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se atë verë do vinte me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.

E teksa bashkëpunimet e para u publikuan dhe shkaktuan goxha impakt, kënga me Majk ende nuk u publikua dhe nga artistët nuk kishte asnjë lajmërim. Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.Mirëpo, “Prive” raportoi se çunat e kishin lënë për një moment të dytë publikimin e këngës dhe më në fund ai çast erdhi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.