Kryesore

Nëse nuk doni të keni probleme me shëndetin mos e mbani më stresin brenda vetes

18:00 - 09.06.21 Gazeta Shqiptare

Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë shëndetit. Një studim i kryer nga “Psychological Science” ka zbuluar se njerëzit që e mbajnë stresin – ata që thonë se i kanë akoma ndjesitë negative të një ngjarjeje stresuese edhe pas një dite – kanë më shumë probleme shëndetësore kronike një dekadë më vonë.



Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për 8 ditë radhazi.

Këtu u përfshinë gjithçka, nga debatet me të tjerët, deri te problemet në punë, shtëpi ose shkollë. Pjesëmarrësit kategorizuan reagimet e tyre emocionale ndaj këtyre stresorëve në atë kohë dhe më vonë. Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat etj. Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e  tyre të përditshme. Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.