AKTUALITET

Urdhri ekzekutiv i Biden, ambasadorja Kim: Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt sigurinë, luftojmë pandëshkueshmërinë!

20:30 - 09.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.




Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.