Kryesore

Shkarkimi i Metës, Taulant Balla: Shembull i funksionimit të institucioneve

21:50 - 10.06.21 gsh

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për shkarkimin e presidentit Meta nga detyra e kreut të shtetit.



Balla theksoi se shkarkimi i Metës ishte shembull i funksionimit të institucioneve. Ai shtoi se socialistët bënë zgjedhjen e duhur, duke i dhënë opozitës presidentin.

“Shkarkimi i Metës është shembull i funksionimit të institucioneve të vendit. Presidenti përfaqëson unitetin e popullit shqiptar. Le të jetë i majtë, i djathtë etj. Ilir Meta e ka humbur prej kohësh atë që personifikon presidenti në Republikën e Shqipërisë. Presidenti ka rol shumë të rëndësishëm. Ne i jemi referuar shumë sistemit gjerman.

Ne kemi republikë parlamentare, presidenti ka rol ceremonial e nuk mund të jetë pjesë e fushatave, duhet të mos sulmojë njërën palë apo tjetrën. Një gazetë gjerman shkruante se Shqipëria shkarkon presidentin, sepse ishte i njëanshëm politikisht. Ne socialistët bëmë zgjedhjen e duhur, sepse i dhamë presidentin, opozitës”, deklaroi Balla.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.