Kryesore

Votimi në OKB i kandidaturës së Shqipërisë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka takime me përfaqësueset e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Rusisë

17:53 - 10.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë pune në Nju Jork pak ditë përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.




Gjatë kësaj vizite ajo është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësuesit e përhershëm të atyre vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill së bashku me Shqipërinë, si dhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.

Ministrja Xhaçka ka pasur një takim virtual me përfaqësuesen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Tomas Greenfield, e cila ndodhej për vizitë pune në Ëashington, me përfaqësuesen e përhershme në OKB të Britanisë së Madhe, Barbara Ëoodëard dhe atë të Rusisë, Vasili Nebenzya.

Sot ajo do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e përhershëm të Francës dhe Kinës, gjithashtu pjesë e 5 anëtarëve të përhershëm të OKB.

Ministrja Xhaçka ka njoftuar bashkëbiseduesit se Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të drejtat e njeriut, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet e klimës dhe ndikimi negativ në çështjet e sigurisë, si dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit do jenë prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë, që reflektojnë dhe prioritetet e OKB-së.

“Pritshmëritë janë modeste, por ambiciet janë të larta. Shpresojmë që vendi të sjellë një kontribut pozitiv në diskutimet e KS”, tha ministrja gjatë takimeve.

Një vëmendje e veçantë gjatë agjendës së kryediplomates shqiptare i është kushtuar edhe grave ambasadore, me të cilat ministrja Xhaçka ka ndarë mendime mbi prioritetin kryesor të Shqipërisë: gruaja, paqja dhe siguria.

Grupi i Evropës Lindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë, ka pranuar që Shqipëria të jetë kandidaturë e vetme e këtij rajoni si anëtare jo e përhershme e Këshillit për periudhën 2022 – 2023, duke e bërë të sigurtë zgjedhjen e vendit tonë në këtë detyrë.

“Konsensusi i qartë në parim ndaj kësaj kandidature është shprehje e pritshmërisë se, Shqipëria mund të luajë një rol konstruktiv dhe do të ndihmojë në gjetjen e ekuilibrave në një Këshill me pozicione të ndara”, nënvizoi ministrja gjatë takimeve me përfaqësues të këtyre vendeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.