AKTUALITET

“Bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, Rama jep lajmin: Nga 15 korriku, 1 euro plus taksat, ja fluturimet

16:38 - 11.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek aeroporti i Kukësit, ndërsa iu ka kthyer përgjigje zërave skeptikë se ai ishte hapur vetëm për fushatë elektorale.




Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se nga 15 korriku do te nisin nga puna disa linja, ndersa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës-Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.

MESAZHI I RAMËS
Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌️
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.