AKTUALITET

“I futën me forcë brenda Audit”, nëna shqiptare bashkë me djalin e mitur rrëmbehet në Gjermani. Dyshimet që të çojnë tek ish-burri

15:55 - 11.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçare bashkë me djalin e saj të mitur është rrëmbyer në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte para shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për shtetasen Nasibe K. 34 vjeç dhe djali i saj Beni, 3 vjeç të cilët prej disa ditësh rezultojnë të zhdukur në Gjermani.




Policia gjermane ka dyshime se ata janë rrëmbyer nga ish-bashkëshorti, shtetasi Blerim K., 39 vjeç. Sipas mediave gjermane thuhet se me urdhër të tij nënë e bir janë marrë forcërisht për t’u kthyer në Shqipëri, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi.

Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një makinë të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonin. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.

Nëna dhe fëmija i saj ishin duke qëndruar në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes kur papritmas një Audi i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona i morën me dhunë. Nëna bërtiti me të madhe për ndihmë dhe pastaj Audi u largua me të dy. Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.