AKTUALITET

Po bënte manovër kthimi, furgoni përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

14:37 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lulishten ‘’Artan Lenja’’ në Tiranë teksa një i moshuar ka ndërruar jetë.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se furgoni i mallrave ishte duke shkarkuar produkte ushqimore, kur gjatë një manovre kthimi pas aksidentoi një 80-vjeçar. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.