Kronikë

Tritol me dron kantinës së Lefter Kokës në Durrës, një ditë para zgjedhjeve iu qëllua me armë një tjetër biznes, arrestohet një 44-vjeçar

14:23 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës.Mësohet se i është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.




Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, pasi gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit. Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.