Kosova

Bilanci në Kosovë, shënohet 1 viktimë nga COVID-19, regjistrohen dhe 17 raste të reja

15:55 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova ka shënuar 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 1 mijë e 774 testime.




112 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Në muajin qershor Kosova ka regjistruar luhatje të shifrave, por gjithsesi numrat janë dukshëm më të ulëta se gjithë muajt e tjerë të pandemisë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.
Në total numri i rasteve aktive është 531.

__________________

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.