Kryesore

Maturantët e Elbasanit i bashkohen protestave për provimet e maturës shtetërore: Teza pa lidhje me modelin që na është dhënë gjatë vitit

15:20 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe maturantët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së bashkëmoshatarëve të tyre dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e bëra publike derisa të shohin notat e tyre përfundimtare për testin e tyre.




Këtë të shtunë ata u mblodhën në shenjë proteste ndaj tezës së provimit të matematikës, e cila sipas tyre kishte nivel shumë të lartë vështirësie, me pyetje të përkthyera keq nga teza të Cambridge si dhe pa lidhje me modelin që iu është dhënë gjatë këtij viti nga ministria.

Maturantët e Elbasanit janë shprehur të vendosur për të arritur objektivin e tyre dhe kanë paralajmëruar se të dielën  do të mblidhen në protestën me përmasa kombëtare në kryeqytet në orën 11:30. Sikurse kolegët e tyre edhe maturantet e Elbasanit paralajmërojnë se nëse MAS nuk ul tavanin e pikëve maksimale do të bojkotojnë dhe provimin e lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Protesta e maturantëve të Elbasanit u zhvillua në qendër të këtij qyteti!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.