Kryesore

“Nga Turi tek Sindi”, edhe maturantët e shkollave të Durrësit protestë para Drejtorisë Arsimore

12:00 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maturantët janë ngritur në protestë jo vetëm në Tiranë por një protestë nga maturantët e shkollave të Durrësit po zhvillohet edhe para Drejtorisë Rajonale parauniversitare në Durrës.




Ata kërkojnë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse kishte ushtrime që ishin në nivelin maksimal dhe kufiri 10 është vetëm 7 pikë, ndërkohë kishte ushtrime më shumë pikë të cilat kalonin çdo pritshmëri.

“Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jonë që me 3 vite punë na u shemb për 2 orë e gjysmë”, shprehen maturantët.

Me pankarta “Nga Turi tek Sindi”, duke kujtuar dilemën e testit të vitit të kaluar të letërsisë me varkën, maturantët e Durrësit kanë kërkuar zgjidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.