Kryesore

Shifra rekord, Italian nuk ndalet më, mediat “çmenden” pas “azzurrëve”

12:35 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia e Mancini fluturon. Nëntë fitore radhazi për më të tepër pa pësuar asnjë gol, janë shifra që me të drejtë bëjnë tifozët të ëndërrojnë. 28 ndeshje pa pësuar humbje është një tjetër e dhënë që flet qartë për forcën e këtij ekipi, më në fund është rikthyer italian e dikurshme, të thyesh ekipin e Mancini është kthyer në një mision të vështirë. Kësaj tabloje perfekte në shifra i shtohet dhe një lojë e bukur, e mirë organizuar dhe efikase, të shënosh tre gola në start nuk kishte ndodhur kurrë, e të mendosh çfarë lojtarësh kanë pasur “azzurrët” ndër vite.




Italia diti të ishte edhe e duruar, qarkullojë shumë topin, diçka që nuk e kanë në natyrë, pritën momentin e duhur dhe goditën, përfituan nga çorganizimi i Turqisë duke i bërë rivalët të dukeshin një ekip amator në shumë raste. Të fitosh një ndeshje të tillë në këtë mënyrë të jep të drejtën të ëndërrosh, ky ekip nuk ka ndërmend ti vendos vetes limite por një objektiv të qartë me të drejtë Mancini dhe jo vetëm e kanë fiksuar, finalen e Wembley.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.