AKTUALITET

‘’Shqipëria 2030’’, Gjonaj: Po shembim drejtësinë e vjetër, ‘Gërdeci’ dhe ’21 janari’ janë rikthyer, me sistemin e ri do u shkohet deri në fund

20:47 - 12.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për vizionin ‘’Shqipëria 2030’’ ku ka folur dhe për dy dosje të rëndësishme si ‘’Gërdeci’’ dhe ‘’21 janari’’.




Gjonaj garanton se drejtësia e vjetër po shembet, dhe po krijohet drejtësia e re rezultatet e para të së cilës janë të prekshme.

Ajo beson se me rikthimin e çështjeve që konsideroheshin të harruara si tragjedia e Gërdecit apo demonstrata e 21 janarit do i shkohet deri në fund të dyjave.

Korrupsioni, pronat, drejtësia apo pandëshkueshmëria kanë qenë disa nga temat dhe sfidat që ka cekur Gjonaj gjatë fjalimit në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS për të cilat premtoi se do u jepet zgjidhje.

‘’Po shembim drejtësinë e vjetër, dhe po ngremë drejtësinë e re, barazi para ligjit, shpresë dhe besim për qytetarët. Reforma në Drejtësi është realitet. Të gjithë e vlerësojnë pavarësinë reale që i kemi dhënë drejtësisë së re, pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë. Mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, për ti bërë funksionale e efiçiente.

Koha të tregojnë përgjegjshmëri e integritet, besim tek qytetarët përmes rezultateve positive.

Arritjet e para kanë filluar të jenë të prekshme. Lajmet te periudhës së fundit janë inkurajuese, tregojnë se drejtësia vonon, por nuk harron. Çështje të harruara si Gërdeci, 21 janari, janë rikthyer dhe do u çohet deri në fund.

Simbolet e pandëshkueshmërisë, miti, po marrin një goditje dhe po çohet në një mentalitet të ri të funksionimit të drejtësisë dhe shtetit. Fillimi i një rruge të re.

Ëndrra jonë europiane nuk kuptohet pa drejtësi europiane. Do të vijojmë të mbështesim rritjen e transparencës, do të promovojmë drejtësinë alternative dhe të garantojmë drejtësi sociale.

Çdo qytetari në pamundësi do ketë avokat falas nga shteti. Do të kemi një qeverisje bashkëpunuese dhe miqësore me qytetarët. Kemi ndërtuar bazat për më shumë ndërveprime nëpëmjet platformave efiçente online, me qëllim shkurtimin e stacioneve në marrjen e çdo shërbimi.

Do të eleminojë korrupsionin e sporteleve dhe procedurave burokratike. Po punojmë për ta çuar në nivel të ri platformën e bashkëqeverisjes. Çdo punonjës shteti të jetë në marrëdhënie detyruese për të kthyer përgjigje e dhënë shërbimin qytetarit.

Do ta çojmë deri në fund, dhe gjatë kësaj dekade do të mbyllim çdo çështje që lidhet me titujt e pronësisë, duke mbyllur problemin e pronave.

Drejtësia është kthyer në kryefjalë, kjo dhe përshkak të pabarazisë së disa deputetëve, biznesmenëve apo individëve të sistemit të vjetër të drejtësisë. Do të vijojmë betejën ndaj korrupsionit, do të nxisim qytetarët të denoncojnë afera apo raste të shpërdorimit të detyrës.

Kontrata politike e drejtësisë pa kompromis, jetës së sigurt është më shumë se angazhim elektoral i PS, është kontrata me qytetarët në mandatin e tretë. Shqipëria e 2030 të jetë një vend më i drejtë për të gjithë ne, që ofron shpresë e besim për të gjithë, e veçanërisht për të rinjtë.’’- tha Gjonaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.