Kosova

Sot në Prishtinë mbahet protesta kundër fyerjeve ndaj UÇK-së

09:42 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa sot shënon 22 vite nga çlirimi i Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një protestë për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, UÇK-së.




Siç thuhet në njoftim, ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00. “Mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, thuhet në njoftim.

Specialja ka akuzuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë gjatë vitit 2020.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.