Kronikë

I vihet flaka vendgrumbullimit të mbetjeve në Fushë-Krujë, ‘pushtohet’ nga tymi zona përreth (VIDEO)

15:33 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni vijnë nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamje nga ky vendgrumbullim mbetjesh, të cilit mësohet se herë pas here i vihet flaka për të ulur nivelin e mbeturinave.




Ndërkohë që tymi e era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën, ndërsa retë e tymit kanë ‘pushtuar’ Thumanë, Kamzën dhe Rinasin. Si vendgrumbullim për këto mbetje është zgjedhur liqeni i Zagracës me ujërat e të cilit banorët e shumë fshatrave vadisnin tokat e tyre.

Në këtë liqen nuk ekziston me asnjë gjallesë dhe ujërat e tij janë të ndotura me lëndë toksike.
Janë me mijëra tonelata plehra të të gjitha llojeve të cilat po digjen dhe për të shuar flakët janë angazhuar reparti zjarrfikës i Krujës të cilit i ka ardhur në ndihmë dhe autoboti i firmës së pastrimit pasi sasia e ujit që nevojitet është e madhe.

Vendgrumbullimi ndodhet pak metra larg depozitave te ujësjellësit te ri të inauguruar nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë. Ujin e kësaj depoje e konsumojnë banorët e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.