Kryesore

Artur Zheji zbulon pse përfundoi miqësia e tij me Edi Ramën: Ka ndryshuar shumë

20:55 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artur Zheji është një ndër publicistët dhe analistët më të mirë në mediat televizive shqiptare. E kush i ndjek debatet politike e di mirë që Artur Zheji është një kritik i kryeministrit Rama.




Ai zbuloi në “Dola te Ola” se nuk kritikon mikun e tij të vjetër por kryeministrin, pasi sipas tij kur je në majën e pushtetit i sheh njerëzit nga lart poshtë. Për sa i përket prishjes së miqësisë mes tyre, ai tha se erdhi momenti që secili të shikonte punën e vet.

Zheji shtoi se Rama kishte cilësi të mira, ai dinte si të ruante sekrete në jetë, kishte disa kode dhe kujtoi momentin kur kryeministri ka qenë në Paris. “Ka vuajtur shumë pasi Parisi është i pamëshirshëm për artistët. Rama ka kaluar momente shumë më të këqija se sa ai vetë thotë, por të vuash në Paris është dinjitoze për një artist”, tha ai.

Sipas Zhejit ana më e mirë e kryeministrit Rama dhe që i jep forcë atij edhe si politikan është ajo artistike, të cilën ai vazhdimisht e ushqen.

Analisti u shpreh se Rama ka ndryshuar shumë që nga koha kur ata kanë qenë miq. Zheji tha se tanimë nuk e ka Ramën armik, edhe pse kryeministri kishte thënë gjëra të rënda për të. “Ka mbiemër të madh po s’ka mundur ta mbajë mbi supe”, tha Zheji. “Vetëm për gjenialitetin që ai ka si artist shqiptar, Rama duhet të ishte sjellë pak më bujar me artistët”, u shpreh Zheji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.