Kronikë

E rëndë në Elbasan, plagoset me thikë 30-vjeçari, adoleshenti e qëllon disa herë

08:44 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30 vjeçar mbeti i plagosur në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Enea Zylfullari, 30 vjeç, gjatë një konflikti të dhunshëm, është qëlluar disa herë me thikë.




Të njëjtat burime konfirmuan se 30-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Elbasanit gjatë një konflikti, ku dyshohet se janë përfshirë fillimisht disa persona.

Policia e Elbasanit ka arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj plagosje, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet E.P., 16-vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkaq, po hetohet për të zbardhur shkaqet e incidentit të përgjakshëm, me pasojë plagosjen e 30-vjeçarit nga Elbasani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.