Kryesore

Festa “Miqtë e Malit”, Balla: Gjinari, diamanti i turizmit malor të Elbasanit, brenda vitit të ardhshëm transformojmë plotësisht qendrën

18:01 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në festën “Miqtë e Malit”, e cila u organizua në pikën turistike të Gjinarit në Elbasan. Në këtë festë merrnin pjesë qindra qytetarë nga Elbasani, të cilët kishin zgjedhur për të festuar natyrën e mrekullueshme të Gjinarit, gatimet tradicionale plot shije dhe larminë e valleve e kostumeve popullore.




Balla theksoi se vitin e ardhshëm Gjinari do të presë edhe më shumë miq, natyrisht në një festë edhe më të bukur.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë dhe deputeten e zonës dua t’ju them që ne kemi humbur shumë kohë sa i përket punëve të rëndësishme të rregullimit dhe sistemimit të sheshit dhe rrugës kryesore të zonës.

Angazhohem përpara jush që vitin e ardhshëm qendra kryesore e Gjinarit do të jetë tërësisht me një pamje tjetër ashtu siç i ka hije këtij diamanti të turizmit malor të bashkisë Elbasan”, deklaroi Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.