Kryesore

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit, reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

12:54 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Aleksandër Gjoka u përfshi në një aksident në zonën e Farkës para disa javësh dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Pas aksidentit policia i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se ishte në gjendje të dehur.




Pas kësaj ngjarje këngëtari doli përpara gjykatës, dhe u vendos masa “arrest shtëpie”. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për emisionin ”Soiree” ai ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje.

Jonida Shehu: Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.