Kryesore

Nga boksi tek Per’Puthen, rrëfehet Çimi: Ja çfarë nuk më pëlqen te vajzat shqiptare

11:40 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Boksieri Shkëlqim Bega ose ndryshe Çimi i Për’puthen ashtu siç e thërrasin pas pjesmarrjes në një formatin televiziv që kishte në fokus dashurinë.




I ftuar në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën djali nga Kruja foli për veten, familjen dhe pjesëmarrjen në Për’puthen.

“Nuk jam penduar që jam bërë pjesë, une si karakter nuk kam ndryshuar, por nuk është se shoh ndonjë rrugë të hapur nga pjesëmarrja në Për’puthen, për momentin them. Babai ka qenë ai që më ka mbështetur për çdo gjë, ndërsa motrat më kanë ndjekur në televizion, në çdo portal të mundshëm. E preferuara e tyre ka qenë Sindi”-u shpreh Çimi.

Ai nuk ngurroi që gjatë intervistës të jepte dhe mendimin e tij në lidhje me femrat shqiptare.

“Ajo që vë re te femrat shqiptare është se si e kanë kulturë pirjen e cigares dhe nuk kanë kulturë sportin apo kujdesin ndaj vetes. E di që pas kësaj interviste do gjykohem por është e vërteta dhe duhet pranuar. Shumë shoqeve të mia u them pse dreqin e pi, shko palestër, ha shëndetshëm. Nësë s’ke mundësi për palestër ha mirë, mbaj trupin tënd”- tha Çimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.