Kryesore

Rama takon Sekretarin amerikan të Shtetit në Bruksel, nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G

19:20 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel. Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.




Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Ndërkohë Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qersho dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor. Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.