Kosova

Regjistrohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, shifrat e infektimeve mbeten në nivele të ulëta

16:00 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1 person, si dhe janë regjistruar 7 të infektuar.




Ndërkaq, 103 qytetarë e kanë fituar betejën së fundmi me virusin ndërsa janë 434 raste aktive në gjithë territorin.

Njoftimi:

13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.