Aktualitet

Testi i matematikës, maturantët sërish në protestë, bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit

12:21 - 13.06.21 gsh

Maturantët kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës  para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Ata pretendojnë që teza e provimit të matematikës ishte tepër e vështirë dhe koha e vendosur në dispozicion për realizimin e saj sipas tyre, ishte e pamjaftueshme.



Të ulur këmbëkryq, ata kërkonin nga ministria që të paktën, të ulet tavani i pikëve, në mënyrë që, nxënësit e mirë të marrin nota pozitive dhe që mundi i tri viteve, të mos shkojë dëm.

“Reagimin e ministrisë nuk e pranojmë. Duam të ulet tavani i pikëve se shumë nxënës të mirë kanë dalë shumë keq. Koha nuk ishte e mjaftueshme, pyetjet ishin përkthyer skandal. Ne duam të marrim notat, që të kapim pikët për të shkuar në universitetet shtetërore”, tha një nga maturantet.

Maturantët që ndodhen në protestë, kërkojnë që deri ditën e djeshme Ministria e Arsimit të vendosë për të ulur tavanin e pikëve, si dhe kërkojnë nga korrigjuesit e tezave që të tregohen tolerantë, e të marrin parasysh faktin që mësimin e kanë kryer në kushte të pazakonshme, për shkak të pandemisë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.