AKTUALITET

U gjet i pajetë në rezervuarin e Korçës, gazetarja: Dyshohet se është torturuar diku tjetër dhe është hedhur në ujë

15:33 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga gjetja e trupit të pajetë në rezervuarin e Gjançit, të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj.




Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb”, se më datë 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. I akuzuar për zjarrvënie të pronës, 25-vjeçari ka djegur tre makina pranë një qendre tregtare.

Burime për gazetaren Kodra, bëjnë me dije se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmon se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Policia shprehet se po punohet për sqarimin e të gjithë dinamikës së ngjarjes së rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.