Kronikë

Po ndërtonin pa leje në Voskopojë, arrestohen tre persona, një në kërkim

10:23 - 14.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Korçë ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për kryerjen e ndërtimeve pa leje.




Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Për rastin, në pranga u vunë I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në një objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.