Kronikë

Zbardhen detaje nga vrasja e 25-vjeçarit në Korçë: I riu u dhunua, u lidh dhe u hodh në rezervuar

10:03 - 14.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.




Referuar burimeve nga policia, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Sipas burimeve të gazetares Kodra, viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.

Një ditë më parë u raportua se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.