Kryesore

Altin Lala në “Euromania”: Mbaj anën e Italisë prej familjes, fitorja me Greqinë mbetet në memorien time

21:09 - 16.06.21 Gazeta Shqiptare

I ftuar në emisionin “Euromania” të moderatores Enxhi Biba në “News 24”, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala u shpreh tregoi, përveç të tjerash, edhe përballjen ndaj disa prej ekipeve me emër, ku fitorja me Greqinë i ka mbetur në mendje…



Itali-Zvicër – Mendoj që Italia është favorite natyrisht, por nuk do të jetë dhe aq ndeshje e lehtë. Duke parë dhe rezultatin e Uellsit të dyja skuadrat kanë presion sot. Shpresojmë që të bëjnë ndonjë surprizë shqiptarët, megjithëse Italia është një vend i dashur për ne, kanë skuadër të mirë dhe të konsoliduar. Edhe fëmijët e mi janë gjysmë italian dhe duhet të mbaj anën e tyre se na mbyllin derën e shtëpisë.

Problemet e Gjermanisë: Gjermania është një skuadër që ka pasur disi probleme dhe shumë kritika nga opinioni publik. Shpresojmë që dhe pas disfatës të arrijë të kalojë grupin, sado dobët të jenë kanë frymën e grupit. Unë mendoj se luajtën shumë mirë në minutat e para, shpesh herë bën presion dhe fituan dyluftime. Ju mungon një sulmues tipik që nga Klose, aty u thye Gjermania dje. Nga volumi i lojës mund të kishte marrë dhe barazimin.

Tifo: Gjermanët janë kundër Italisë për vetë faktin e historisë së futbollit, por prapë do mbaj anën e Italisë prej familjes.

Azzurrët: Italia është e kujdesshme se si e krijon lojën, kanë bërë gjatë vitit të fundit ndeshje shumë të mira, kanë edhe eksperiencë. Barela është një lojtar mjaft i rëndësishëm në mesfushë, Kielini është shumë inteligjent në ndërhyrjet e tij. Nuk jemi përballuar ndonjëherë me Italinë, e kam diskutuar shumë por ka ndodhur. E mbaj mend kam luajtur kundër Breshia ku përballë kisha Roberto Baxhion i cili ishte superstar për kohën.

Zvicra surprizë? Gjë e mirë është që vendet e treta kualifikohen, Zvicra do të ketë dhe ndeshjen finale me Turqinë.

Ndeshja më e bukur në karrierë? Do të veçoja ndeshjen me Greqinë, e firuam 2-1, pasi isha si i mpirë nga presioni i madh. Kisha energji të paparë që nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Kishte shumë njerëz që besonin se do të fitonim kandër kampiones së Europës.

Filloi dhe mbaroi ndeshja dhe mu duk sikur s’kisha luajtur asnjë minutë. Ishte ndeshje me shumë energji. Goli ndaj Rusisë ishte i bukur në Shkodër, kemi pas një grup të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Ajo ndeshje është kripa te gjella.

Kthimi i tifozëve? Edhe nga televizori është shumë herë më ndryshe, ka një shije tjetër.

Skuadrat favorite? Për mua Europiani fillon mbasi të kalosh në 1/16. Deri tani Belgjika ka bërë paraqitje të mira, Franca ka kualitete, Anglia nuk është shumë keq por në fund në ndeshjet direkte thyhen. Për mu është Italia dhe Gjermania të cilat bën gabim në qoftë se nuk i parashikon si fituese, pasi janë vendet e futbollit. Belgjika ka nxjerrë lojtarë me shumë cilësi.

E ardhmja? Unë jam me zemër pjesë e kuqezinjve, pavarësisht se kam marrë pasaportë gjermane. Nuk kam ambicie për trajner pasi është punë e vështirë, duhet të jem më i lirë. Të jesh trajner duhet të jetosh me problemet e skuadrës.
Milot Rashica? Po presim kemi disa opsione dhe do të shohim shumë shpejt për dy javë të ardhmen e Rashicës.

Hanoveri? Presidenti është i njëjti dhe shkoj shpesh në stadium. Kam dhe 3 lojtarë që i menaxhoj aty, por gjithmonë mbaj distancë. Kjo është pjesa ime për momentin.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.